Indeksi i Lirisë Ekonomike, Shqipëria lë pas Serbinë. Ngjitet në vendin e 62-të

anazapta

Nga 157 ekonomi botërore, Shqipëria renditet e 62 sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike, pjesë e botimit më të fundit të vitit 2015 të Fraser Intitute.

Sipas këtij rezultati, Shqipëria renditet ndër vendet ku ekonomia është relativisht e lirë (zona jeshile), duke marrë 7.18 pikë, nga 10 maksimale, studim i vitit 2013.

Krahasuar me një vit më parë , vendi ynë ka përparuar me 5 vende. Ky indeks, mat shkallën në të cilën politikat dhe institucionet e shteteve mbështesin lirinë ekonomike.

Ky studim bazohet në pesë fusha të gjera, sipas të cilave, Shqipëria është rankuar si më poshtë: 1. Madhësia e Qeverisë: Shpenzimet, Tatimet dhe ndërmarrjet Ka marrë 7.8 pikë nga 10 maksimale, duke e renditur e 21ta në listën e të gjithë vendeve. 2. Struktura ligjore dhe siguria e të drejtave të pronësisë Ka marrë 4.7 pikë, renditet thuajse në fund të listës, e 108, duke shfaqur mangësi të thella në këtë aspekt. 3. Aksesi ndaj parave të pastra Rankohet e 12 në listën e të gjithë ekonomive botërore, duke sjellë përmirësim të dukshëm në këtë akspekt. 4. Liria e tregtisë ndërkombëtare; renditet e 66­ta në listën e të gjithë shteteve, megjithatë mbetet përmirësi në listën “jeshile”, pra relativisht të lira, jot ë lira plotësisht, por edhe jo në listën e kuqe ku liria theksohet se mungon. 5. Kredia , puna dhe biznesi Sipas këtij aspekti, renditet e 135 në listën e të gjithë shteteve, parametër ky ku marrim pikësimin më të ulët. Krahasuar me rajonin, duket se vendi ynë ka avantazh ndaj Serbisë, e cila renditet e 101 në listë, pra plot 39 vende më poshtë Shqipërisë, kjo e fundit duket se është e barabartë me Malin e Zi për pikësimin e saj. Maqedonia gjendet dy vende para nesh, e renditur e 60­ta. Një tjetër shtet, të cilin duket se e lëmë pas, është Greqia, e renditur e 85 në listën e 157 ekonomive botërore. Listën e kryeson Hong Kong, ndjekur nga Singapor dhe Zelanda e Re. Të fundit në listë gjenden Siria, Çadi dhe Libia. Ky indeks realizohet nga Fraser Institute, në bashkëpunim me Free World./

Share This Article
2 Comments
  • REnditja ne letra eshte si ai qe flete batiava po pse atehere shembujt ne ekranet e televizoreve thone te kunderten Po rezultatet ekonomike po keshtu Po prodhuesit qe nuk po e shesin dote mallin dhe cmimet jane me te vogla se shpenzimet ,po emigrimet nga vaferia e tjera cfare tregojne Me deklarat jemi mbushur sa eshte mire te harrojme dhe gjuhen tone kur flasin servilat shteteror ose mediatik qe mos te vuajme deshperimin se per cilet kemi votuare cfare veshtiresish kemi perpara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *