RENDITJA: Shqipëria, më pak e paqtë se vitin e shkuar

Elton Tafaruci

Shqipëria ndodhet në listën e vendeve të paqta në botë, e renditur e 54-ta nga 162 ekonomi botërore, me një rënie prej 2 shkallësh krahasuar me një vit më parë, sipas studimit të realizuar nga “Global Peace Index 2015″.

Sipas Institutit për Ekonominë dhe Paqen, ndikimi global ekonomik i dhunës ishte 13.6 trilion dollarë PPP në vitin 2015, e rritur me 2 % krahasuar me një vit më parë. Në Shqipëri kosto e dhunës, sipas studimit vlerësohet të jetë sa 7 % e PBB-së.

Europa më e paqta

Europa vijon të dominojë në këtë indeks, me shtetet më të paqta në botë, ndërsa Afrika dhe Lindja e Mesme kanë performancën më të keqe. Sipas raportit, shtetet më të paqta në botë po bëhen gjithnjë e më të paqta, ndërsa ato në gjendje lirie të munguar, po i shtohen trazirat më tepër dhe si rrjedhojë, edhe kostot e dhunës.

Ndër 20 shtetet më të paqta në botë, 15 janë shtete evropiane. Raporti tregon sakaq që ndikimi i terrorizmit përkeqësoi rreth 77 vende, ndërsa ata që panë përmirësim ishin vetëm 48. Vetëm 37 nga 163 vende të matura nuk kanë pasur ndikim të terrorizmit. Përkeqësimin më të madh e kanë vendet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.

Gjendja e Ballkanit, në përkeqësim

Shtetet ballkanike janë ndër shtetet e paqta që shfaqen në zonën jeshile. Renditjen më të mirë në Ballkan e ka Serbia, e 48 në botë, sakaq vjen Shqipëria e 54, që ka humbur 2 vende, Mali i Zi i 57. Bosnja dhe Hercegovina ka pësuar rënie drastike të paqes, me 11 shkallë, duke u vendosur kështu në zonën e verdhë, të mesme të paqta. Kosova ka pësuar rënie me 11 shkallë po ashtu nga një vit më parë, ndërsa Maqedonia vijon të mbetet në zonën e verdhë.

Performancë më të keqe duket se e ka Maqedonia, e renditur e fundit në Ballkan dhe e 94 në botë, në zonën e verdhë, por me 22 shkallë të zbritura nga një vit më parë.

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, i cili ka publikuar raportin ka përdorur 23 kritere në mënyrë për të marrë rezultate, duke përfshirë nivelin e dhunës, nivelin e vrasjeve, jostabilitetin politik dhe numrin e vdekjeve në konflikt të brendshëm./MONITOR

albania1

GPI-2016

Share This Article
1 Comment
  • Global – kjo fjale kudo neper zhargone te politikes, emra institucionesh apo sondazhesh eshte sot sinonimi i modelit mashtrimit. Mashtrim politik ne informim me sistem mediatik ku pseudo-sondazhe apo pseudo-studime tregojne ate mashtrim global qe duan dhe aspak nje realitet te qarte te dukshem. Edhe ky ” studim ” me emrin e globalizmit kete gje ben, nje mashtrim te math. Europa ( ajo Perendimore, me sakte ), vetem paqe nuk ka sot. Aty sot jane dislokuar mbi 1 milion klandestine anonime qe shtohen me mijra ne dite. Askush nuk tregon me shifra. Por ky invadim afro-aziatik i pa prere eshte aq real sa eshte mashtrim ky ” studimi ” i paqes imagjinare te Europes Perendimore. Paqja e sforcuar e globalizmit nuk ekziston. Ne realitet ka nje Krize globale jo vetem klandestinesh, qe sot ka mberthyer Europen e perendimit. Kriza e mashtrimit global per te fshehur nje paqe te shkallmuar nga politika globaliste krejt e deshtuar sot nga ajo financiare, morale, qeverisese, e pa tjeter super-Kriza e pa ndalshme e klandestineve qe shton po aq dhe rrezikun e terrorit islam sot e neser me shume. Keto rethana e bejne Paqen ne Europe vetem nje deshire por per ta arritur kete deshire duhet larguar nga skena globalizmi i shumfishte politiko-mediatik qe ka sjelle rrenimin e paqes dhe akoma me keq, tenton ta fshehe kete rrenim me pseudo-studime globale te stisura keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *