Indeksimi i gabuar, të verbërit 5 vjet pa marrë paratë

redaktor

Rreth 2000 mijë persona të verbër kërkojnë shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që i përkasin periudhës 2005-2010, si rezultat i indeksimit të gabuar që ka çuar në mosrritjen e pagesave të këtyre personave gjatë kësaj periudhe. Këtë pretendim që ngrejnë personat e verbër e kanë fituar edhe në proceset gjyqësore që kanë zhvilluar, shprehet kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar Sinan Tafaj.

”Ne kemi fituar me dhjetra gjyqe, janë mbi 2000 të verbër të cilët kanë fituar këto të drejta por Ministria e Mirëqënies nuk ka marrë në konsiderat kërkesat e bashkive dhe komunave për të kthyer financimin e këtyre detyrimeve. Këto të drejta nuk iu takojnë vetëm të verbërve por u takojnë edhe personave të tjerë me aftësi të kufizuar, paraplegjikëve, njërzëve me handikap mendor dhe e treta duhet tju jepet të gjithvë , këto para që iu janë mohuar shtetit, duhet t’ju kthehen.”tha Sinan Tafaj, kryetar i këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar.

Por personat e verbër dhe ata tetra e paraplegjikë i kanë bërë thirrje strukturave të qeverisë, që të mbajnë premtimet për përmirësimin e statusit të këtyre personave dhe shërbimeve që  duhet të përfitojnë.

”Pagesën e energjisë elektrike, pagesën e telefonisë fikse, të transportit urban, sot po vjen viti dhe premtimet që janë bërë qeveria nuk i kanë mërrë personat me aftësi të kufizuar.”tha Mybere Prizreni, kryetare e shoqatës së tetraplegjikëve.

Sipas përfaqësuesve të këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar, të gjitha propozimet për shmangien e abuzimeve me pagesat kesh për këto kategori, i janë dërguar në rrugë zyrtare autoriteteve të qeverisë, por deri tani sipas tyre nuk ka asnjë reagim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *