Indeksimi i pensioneve, Basha: Tallje e rëndë e Ramës ndaj pensionistëve

Dita

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot ndaj vendimit të qeverisë për indeksimin në masën 1.6% të pensioneve.

“Edi Rama po fryn me pompë vendimin për indeksimin me 1.6 përqind të pensioneve, që në të vërtetë është një tallje e rëndë. Nje tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarise per ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndersa per ata ne fshat 1300 leke ne muaj.

Pra nje bukë e 100 gram djathë në muaj është bujaria e Edi Rames ndërkohë që çmimet sipas INSTAT-it qeveritar,  janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim është turp i qeverisë në ikje, një mase e pritur me përbuzje. Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqes? Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”, shprehet Basha në deklaratën e tij për shtyp.

Share This Article
2 Comments
  • Vetem ne kete pike Lulushi ka plotesisht te drejte !!!
    I jepen pensione te posacme miqve si Uriah Hipit,
    Maxhun Peka qe ka nje gjendje ekonomike qe eshte
    shume e mire per aresye se Ky njeri gjithe jeten duke
    qene servil i ores se pare “ka pire gjithe kopene”!!!!

  • pse si rite ti pensionet njehere e mire kur ishe ne krye te pilafit, ….qe ed rama te rinte me gisht ne goje……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *