Indeksimi i pensioneve, fondi për vitin 2018 arrin në rreth 1.8 miliardë lekë

Edlira Shehu

Fondi i indeksimit të pensioneve për vitin 2018 do të jetë në vlerën e një miliardë e 820 milionë lekëve. Sipas raportimeve të Ministrisë së Financave pranë Komisionit të Shëndetësisë dhe të Çështjeve Sociale, fondi i nxitjes së punësimit nuk do të ketë ndryshim nga ai i një viti më parë. Ky fond do të jetë në vlerën e 490 milionë lekëve.

“Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar në vlerën 1 miliardë e 820 milionë lekë. Këtu doja t’i referohesha ligjit 7703 dhe konkretisht nenit për indeksimin e përfitimeve, ku shprehimisht thuhet se pensioni social, pensionet e pleqërisë, ato të invaliditetit, pensionet familjare si dhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale indeksohen çdo vit për të kompensuar pasojat e ndryshimeve të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura, për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve”, thonë specialistët e MF në Komision.

Referuar pretendimeve të sindikatave në vend për rritjen e pagës minimale pritet që të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Punës. Nga sindikata është propozuar që të ketë një rritje të pagës minimale me 30% e cila do të shkojë nga 240 mijë në 280 mijë lekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *