Indi, 237 gra në vit vdesin prej kultivimit të çajit

Ornela

Shtatzëna, këto gra rrezikojnë jetën për t’ju sjellë çaj njerëzve

Rama është një vajzë e re 22 vjeçare e cila e fiton jetesën duke mbledhur gjethe çaji në shtetin e Asamit në verilindje të Indisë. Ajo është gjashtë muaj shtatzënë dhe gjithnjë e më shumë shqetësohet për shëndetin e fëmijës që ka në bark. Çfarë e bën më të rëndë gjendjen e saj është edhe fakti se nuk mund të marrë leje as kur ka dhimbje herë-herë:

“Ndonjëherë ndihem mirë, ndonjëherë jo”, tha ajo.

Rama jeton në një kasolle në një fshat pranë Tezpur në rrethin e Sonitpur të Assamit dhe është një nga dhjetëra punonjëset brenda një kompleksi gjigant të rrethuar, në plantacionin e çajit.

“Ne si fshat jemi tërësisht të varur nga kopshti i çajit”, thotë ajo.

E reja po lufton me lodhjen që shoqëron vetvetiu shtatzëninë, por si të mos mjaftonte kjo i shtohet edhe lodhja ekstreme nga puna gjashtë ditë të javës për nëntë orë çdo ditë. Rama është shumë e shqetësuar dhe e frikësuar për shëndetin e fëmijës së saj.

Analizat e fundit të gjakut tregojnë se ka hemoglobinën e ulët, duke e bërë anemike çfarë është edhe më e rrezikshme për fëmijën dhe për vetë jetën e saj.

Rama nuk është e vetmja grua shtatzënë që punon në këtë plantacion. Ka patur raste kur vajza shtatzëna kanë patur edhe pasoja fatale për jetën si pasojë e kushteve aspak të mira të punës dhe orëve të gjata.

Sipas shifrave të qeverisë për periudhën 2014-2016, për çdo 100,000 mijë lindje në shtetin e Asamit, 237 gra vdesin, duke e kthyer atë në vendin më të rrezikshëm në botë për të lindur.

Çaji Assam me famë botërore:

Këto plantacione çaji janë pika fillestare për krijimin e çajit me famë botërore Assam, i njohur për aromën dhe shijen e fortë.

India është prodhuesi i dytë më i madh i çajit në botë, pas Kinës, shtetit më të madh të prodhimit të çajit, që ka rreth 800 plantacione çaji.

Eksportet e çajit Assam kanë një fitim prej 250 milionë dollarësh, prej shitjes së këtij çaji nëpër botë, në vende si Rusia, Irani, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina. India vetë është gjithashtu një nga konsumatorët më të mëdhenj të çajit, që përfaqëson 19% të tregut global. / Marrë nga CNN – Pershtati DITA

f.h/dita

Share This Article
2 Comments
  • pasi lexova tërë shkrimin “fantastik” nuk e kuptova lidhjen e çajit me vdekjen e grave!!
    mos vallë po të bënin të njëjtën punë raskapitëse në plantacione domatesh o mandarinash!?
    kishin për të mbijetuar??
    nuk është problem çaji,por puna rraskapitëse!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *