Indi, 250 të vdekur nga përmbytjet sezonale

Elton Tafaruci

Më shumë se 250 persona në tre shtete indiane kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të musoneve që prej qeshorit të këtij viti, njoftuan sot zyrtarët indianë, pasi qyteti i shenjtë i Varanasit, ishte më i fundit që u përball me përmbytjet.

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të shiut, në qendra strehimi të ndihmës shtetërore, pasi disa lumenj,përfshirë Gang, dolën nga shtrati.

Banorët  e Varanasit thanë se përmbytjet  e këtij viti  ishin më të rënda, që nga viti 1978 që goditën vendin kryesor të pelegrinazhit  hindu në Uttar Pradesh,që është një nga qytetet më të vjetra, më të shenjta dhe më kulturore të Indisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *