Gjykata e New Delhit në Indi vendosi “dënimin me vdekje” për 5 personat që përdhunuan dhe vranë studenten në autobus në vitin 2012.
Vinay Sharma, Paëan Gupta dhe Mukesh Singh pasi pranuan fajësinë, sfiduan vendimin e vitit të kaluar të gjykatës.
Ndërkohë avokati i tyre, mund të kërkojë faljen e presidentit, si përpjekje e fundit për të hedhur poshtë dënimin me vdekje.
Prindërit e viktimës përshëndetën vendimin e gjykatës, duke shtuar se ishte një lajm shumë i mirë.
Kujtojmë se viktima, një studente fizioterapie, 23 vjeçe, u përdhunua dhe u la për vdekje nga një bandë prej 5 burrash në një autobus në kryeqytetin indian New Delhi në dhjetor 2012.
Ajo po vinte në shtëpi pasi ishte në kinema me një shok, ku një bandë e rrahu atë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e përdhunoi.
Ajo u hodh në rrugë me dëmtime të brendshme të tmerrshme dhe vdiq 13 ditë më vonë në një spital në Singapor.
Brutaliteti i sulmit dhe vendosmëria e saj për të mbijetuar mjaftueshëm për të identifikuar sulmuesit e saj në polici, shkaktoi demonstrata të zemëruara nga dhjetëra mijëra njerëz në Delhi dhe në mbarë vendin.
l.h/ dita
