India do të ashpërsojë dënimet për përdhunuesit

anazapta

Qeveria indiane ka propozuar dënimin me vdekje të përdhunuesve që vrasin viktimat e tyre ose që u shkaktojnë atyre dëmtime të mëdha që i lënë në gjendje vegjetative. Këshilli i ministrave në Indi ka paraqitur një paketë ligjore që parashikon dënime më të ashpra për ata që ushtrojnë dhunë seksuale te femrat. Vendimi vjen pas kërkesave të opinionit dhe OJQ-ve, të cilat reaguan me protesta pas vdekjes së një studenteje që u përdhunuar brutalisht në një autobus të kryeqytetit indian. Shoqatat në mbështetje të femrës i kanë cilësuar përmirësimet që do t’i bëhen ligjit të pamjaftueshme.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *