Qeveria e Indisë vijon t’i kërkojë autoritete britanike, kthimin e diamantit të famshëm të Koh-i-noor, pavarësisht se Gjykata Supreme e këtij shteti, ka vendosut ditën e martë, se xhevahiri i rrallë, “as nuk është vjedhur dhe as nuk është marrë me forcë”.
Guri i çmuar ra në duar të britanikëve ne shekullin e 19-të dhe është pjesë e Kurorës së Bizhuterive të ekspozuara, në Kullën e Londrës.
Sipas Ranjit Kumar, një përfaqësues i qeverisë indiane, diamanti 105-karatësh, i është dhuruar kompanisë “East India”, në vitin 1849 nga sundimtarët e Punjab-it.
Zotërimi i këtij guri me vlerë të jashtëzakonshme është një çështje emocionale për shumë indianë, që e konsiderojnëmarrjen e tij prej britanikëve “vjedhje”
Koh-i-Noor, që do të thotë “Male drite ” në gjuhë persiane është një nga më të famshmit në Kurorën e Xhevaireve. Për shekuj ka qenë një objekt intrigash duke kaluar nga duart e princave Mughal, tek luftëtarë iranian, sundimtarët afganë dhe më pas tek ata Punjabi.
Çështja e diamantit shkoi në Gjykatën Supreme të Indisë pas një peticion të firmosuar nga një OJF dhe që kërkonte kthimin e tij, në atdhe.
Por ky nuk është rasti i parë që kërkohet, kthimi aseteve me vlerë, nga koha e kolonizimit. Djali i Mahatma Gandhi, Tushar Gandhi, kërkoi në vitin 2009 që pasuritë e Indisë të kthehen në atdhe.

