SHISH dha miratimin për indianin që u bë Konsull Nderi i Shqipërisë

Bora Basholli

Shërbimi Informativ Shtetëror ka dhënë miratimin për emërimin e indianit Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Duket se kjo gjë e thellon edhe më tej skandalin e dy vëllezërve indianë, të cilët përveçse kanë marrë nënshtetësinë shqiptare duke qenë të dënuar në Indi, njëri prej tyre është bërë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë.

SHISH pasi shqyrtoi kërkesën në bazë të informacioneve që dispononte, ka dhënë miratimin që Nitin Sandesara të bëhej Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Në përgjigje të shkresës suaj, nr. 17437, datë 13.11.2018, pas verifikimeve të kryera, bëjmë më dije se SHISH është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e zotit Nitin Sandesara si Konsull Nderi i vendit tonë në Nigeri.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin”, thuhet në shkresën e SHISH drejtuar Ministrisë së Jashtme.

Dy vëllezërit Sandesara rezultojnë të kenë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë.

Këto para nuk kanë shkuar në llogarinë e Sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali doli në sipërfaqe në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në Indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, bankës e cila kishte lëvruar kreditë për dy vëllezërit.

Në po të njëjtën kohë autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.

Ndërkohë që kërkoje në Google mund të gjeje informacion për Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara veçanërisht për mashtrimin, ata arrijnë të marrin shtetësinë shqiptare.

Dy vëllezërit indianë kanë marrë edhe pasaportën shqiptare në 6 shkurt të 2018.

Por cilat janë procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare?

Fillimisht kryhet dorëzimi i aplikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku një prej kushteve themelore është:

Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vite”.

Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund ti jepet shtetësia shqiptare me natyralizim, edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë se Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”

E pavarësisht kësaj, ata e morën nënshtetësinë shqiptare. Paralelisht India kishte nisur kërkime në të gjithë botën për ti arrestuar.

 

b.b/dita

Share This Article
9 Comments
  • Rama eshte ne Tave byreku .. ne buisnese te korruruptuara dhe ashtu si Berisha dhe Iliri nuk i thone te gjitha allish-verishet !
    Ne Kongres Rama foli per sukseset dhe mbuloi me boj aferat korruptive qe po i dalin nje e nga nje !
    Njesoj si Berisha ! Si Ilir !
    Firma juaj vlen miliona !

  • Te paguash boll ne shqiperi ben gjithcka.
    Jepi Likes parate qe kerkon pa te shikosh, te jep edhe Monen me gjithe çizme

  • Ky skandali me keta indianet, eshte i njejte me ate te DH-se, madje edhe me thelle dhe perseri prapa ketyre qendrojne oligarket , padyshim te suportuar nga politika. Me prishjen e pazareve ordinere mazhorance-opozite dhe nga lufta per pushtet , po dalin ne skene cdo dite skandalet e pafundme….
    Prandaj nuk lejojne asnje kompani serioze te hyj ne shqiperi.

  • Pislleqet korrupsioni ndodhin cdo dite ne Shqiperi si me qene patate ..Ketu pergjegjesi kryesore e ka PS.,bashke me Liken President .Ore ju te PS ,po ju felliq ky Rama ,bejani te qarte se kolltuku i kryeministrit nuk te ben PASHAH ,por drejtor te pergjithshem te teritorit te gjithe Shqiperise ,qe duhet me rigorozitet te zbatoje ligjin dhe vetem ligjin..Ruajna o zot mente e kokes , na ke puq me politikane budallenj dhe te pa pergjegjshem e hajdute se bashku.. Po te ndodhte kjo ne cdo vend perendimor ,vetem me kete rast,,keta duhet te ishin te papiloni 313 .Nuk vidhet ne kete menyre o te pa cipe ,qe per para ryshfeti ,e perdorni shtetin si pashallare dhe ju shisni edhe grate e motrat tuaja per orillove.?? Turp kembane alarmi .po shkon shqiperia per lesh harapi..

  • Sa para ka marre likja qe ka firmosur shtetesine e indianit nga fundi i botes dhe gjithe zinxhiri, qe nga shishi, shishqebapi, ministria indo-europiane e puneve te jashtme e me radhe pazarxhinjte e delenxhinjte e Shqiperise!?

    • Te gjithe bashke jane, investitoret i gjen Ahmetaj, i promovon Guruja i Gjiknurit, dhe i pranon Mjedisi.
      Shish vetem zbaton urdherat e Ramutit. Ai eshte kyci i te gjithe dyerve. Dhe te Presidentit.

      • @mireles
        Po motra e mireles cfare ben. Ajo ja gelltit indianit me gjithe topet Brenda. Rrace putanash brez pas brezi

  • Shyqyr gazetës Dita e pordhtalit Pamfleti se falsifikon dokimentet e firmën e Drejtorit të SHISH! Padi penale duhwt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *