Indiani shpëton elefantin 100 kg duke e mbajtur në krahë (Video)

DITA Online

Një rojtar pyjesh në Indinë jugore ka pushtuar titujt e mediave duke shpëtuar një elefant foshnje që ra në një hendek dhe u nda nga nëna.

28 vjeçari Palanichamy Sarathkumar ka marrë qindra mesazhe mbështetëse pas lajmit për shpëtimin e elefantit foshnje në shtetin Tamil Nadu.

Shumë donin të dinin se si e mbajti ai kafshën, e cila peshonte më shumë sesa ai.

“Ishte shumë e rëndë, unë e ngrita atë, pasi më erdhi si një nxitje e momentit. Pasi panë videon me mua, që ngrija elefantin, shumë veta më kanë telefonuar për të më përgëzuar”, i tha ai BBC.

“Të gjithë në fshatin tim po më bëjnë të njëjtën pyetje. Si e ngrite një elefant?

Operacioni i shpëtimit ndodhi më 12 dhjetor kur Sarathkumar mori një telefonatë që e njoftoi për një elefante femër që po bllokonte rrugën pranë tempullit “Vanabhadra Kaliamman”.

Ai dhe kolegët e tij arritën të përzënë elefantin përsëri në xhungël duke përdorur krisur zjarri. Ekipi pastaj kërkoi në zonë për elefantë të tjerë.

“E pamë këtë elefant të vogël të mbërthyer në një pengesë të vogël”, tha ai. “Ishte e lodhur dhe e hutuar kështu që kemi lëvizur një gur të madh që po e bllokonte rrugën e saj”.

Ata e kuptuan se elefanti bebe ishte arsyeja e shqetësimit të femrës dhe nisën përpjekjet për ti bashkuar ato, por elefanti i vogël ishte shumë i dobët për të ecur.

Ne donim ta merrnim atë në anën tjetër të rrugës për ta ribashkuar me nënën e saj, por kishte rrezik të sulmohej ndërsa ishte ende aty pranë.

“Pra, në vend që ne të katër të vendoseshim në rrezik, unë vendosa të mbaj elefantin vetë nëpër rrugë”.

Pas mbajtjes së elefantit foshnje  për rreth 50 metra, ai e vuri poshtë në një vrimë uji, duke shpresuar që nëna ta gjente atë. Elefanti foshnje peshonte më shumë se 100 kg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *