Gazeta thotë se nuk do ta zbulojë shtetin në të cilin është e lokalizuar baza, por thekson se posedon teknikë që i mundëson ndjekjen e informatave nga kabllot nënujore fiber-optike, të cilët kalojnë nëpër rajon.
Britania e Madhe ka bazë sekrete në Lindjen e Afërt për mbikëqyrje, ndjekje dhe përpunim të sasive të mëdha të postës elektronike, thirrjeve telefonike dhe web qarkullimin në interes të shërbimeve zbuluese perëndimore, publikoi gazeta “Indipendent”, duke iu referuar dokumenteve të marra nga ish-bashkëpunëtori i shërbimeve sekrete amerikane Eduard Snowden.
Gazeta thotë se nuk do ta zbulojë shtetin në të cilin është e lokalizuar baza, por thekson se posedon teknikë që i mundëson ndjekjen e informatave nga kabllot nënujore fiber-optike, të cilët kalojnë nëpër rajon.
Të dhënat përpunohen dhe i dorëzohen Qendrës Britanike për komunikime qeveritare, me ç’rast i dorëzohen edhe Agjencisë për siguri kombëtare të SHBA-së.
Sipas Qeverisë britanike ky është element shumë i rëndësishëm për luftën kundër terrorizmit dhe siguron sistem për paralajmërim të hershëm për sulme potenciale nëpër gjithë botën.
