Letër e nënshkruar
Adrian Milo
Këtë fakt konkludon kur sheh në media të ndryshme kryetaren e grevës së urisë që flet me një timbër dhe një volum zëri që vetëm i urituri s’mund t’i ketë. Një bumerang që i bën vetes dhe frymëzuesve, asgjë më tepër, sepse kauza jo se nuk ekziston, ka ekzistuar dhe shumë vite më parë me administratën e mëparshme, por opozita e ekzagjeroi dhe e keqmenaxhoi e nxitur nga etja për pushtetin që tani nuk është më. Kjo është keqdashje e ulët dhe e dallueshme, prandaj duket e nxituar në prag të një vizite tepër të rëndësishme të kryekomisionerit në Tiranë. Kjo do të thotë “jo integrimit”! Jam i bindur se shumë shqiptarë nuk presin këtë reagim, përkundrazi, një reflektim të thellë, monitorim të qeverisjes, siç ka detyrën opozita. Ka rëndësi që greva u mbyll pa u cenuar jetët e njerëzve, ashtu siç sugjeroi dhe zyrtari nga Brukseli.
