Policia ka marrë nën kontroll situatën në Xhakarta të Indonezisë, ku të paktën 5 nga 7 shtatë sulmuesit janë vrarë.
BBC-ja shkruan se atentati është kryer nga militantë të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik. Por më vonë, policia lokale tha se bëhej fjalë për një grup lokal që simpatizonte ISIS-n.
Presidenti indonezian Joko Widodo i përshkroi sulmet si “akte të terrorit”.
“Ne të gjithë jemi të pikëlluar për viktimat e këtij incidenti, por ne gjithashtu dënojmë aktin që ka shqetësuar sigurinë dhe paqen dhe duke përhapur terror në mesin e popullit tonë,” tha ai.
Sulmet u përqendruan në qendër të kryeqytetit të vendit në një qendër të madhe tregtare pranë njësive diplomatike atje si dhe selisë së Kombeve të Bashkuara. /Dita/
