“Alphabet”, një kompani e re për Google, ka ngarkuar 3 kompani indoneziane të telekomunikacionit për të zgjeruar aksesin e internetit në vend duke përdorur një mënyrë të vecantë, me balonat solare.
Zyrtarë të alphabet dhe përfaqësues të kompanive indoneziane, Telkomsel, XL Axiata dhe Indosat, kanë firmosur një marrëveshje për të implementuar në kombin me 250 milionë banorë, projektin e ashtuquajtur Projekt Loon apo “projekti i krisur”.
Sipas këtij projekti, balonat solare ngrihen në lartësinë 5 mijë metra mbi tokë, për të shpërndarë nga ajri aksesin në internet përmes sinjaleve dhe frekuencave radiofonike. Në këto balona është përdorur lidhja me algoritmet për të zbuluar linjat më të mira dhe mundësinë për ta shpërndarë sa më lehtë.
Projekti i krisur është pjesë e kompanisë alphabet, e cila ka eksperimentuar edhe më herët me metoda të famshme teknologjike, sic është krijimi i makinës me vetë-drejtim.
Alphabet dhe partnerët e saj vendas, do të shpërndajnë qindra balona në ajër deri në vitin 2016, në mbi 17 mijë ishujt e Indonezisë, në përpjekje për të përhapur shërbimin e internetit edhe në vendet deri më sot të pamundura.


Ku i pergjigjet harta 5 mije metershit?
Prit kur te kerkoje balona te tilla dhe kjo ministrja Harito e inovacionit . Balon dhe inovacion rimon .Haritua do ti ngreje balonat 10 mije metra mbi nivelin e qiellit dhe do ti coje prapa diellit. Ju nuk besoyni se nuk dini c’eshte inovacioni i Haritos .Inovacioni eshte zyre ministri dhe kaq. PO zyra cfare eshte. Harito eshte, kaq nuk dini ?
Jo solare, po diellore. E 10 fare gjuhen shqipe!