Indonezia do të ekzekutojë 10 trafikantë droge

Dita

Indonezia është një nga vendet që jep dhe dënimet më të rënda për narko-trafikantët.

Ky shtet parashikon që të ekzekutojë në grup 10 të burgosur për trafik droge, një vendim ky që mbështet në ligjin e këtij vendi për dënimet me vdekje.

Prokurori i përgjithshëm i Indonezisë, Muhammad Prasetyo, njoftoi lajmin se ekzekutimi i 10 të burgosurve për trafik droge do të kryhet në të njëjtën kohë.

Në grupin prej 10 personash ndodhen edhe 2 shtetas australian.

Australia ka nisur një fushatë për të bindur autoritet indoneziane që të heqin dënimin me vdekje për dy shtetasit e saj që ndodhen në grupin e të dënuarve.

Tetë të burgosurit e tjera janë francezë, brazilianë, nigerianë dhe indonezianë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *