Indonezianët në protestë, thirrje për Trump: Largohu nga Al Kuds

Leda Hysa

Rreth 10.000 indonezianë u tubuan sot në mitingun protestues para ambasadës së SHBA-së në Xhakartë në mbështetje të palestinezëve dhe duke e dënuar vendimin e presidentit Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ambasada e SHBA-së, largohu prej Al Kuds”, “Çlironi Jerusalemin dhe palestinezët”, “Ne jemi me palestinezët” dhe “Palestina është në zemrat tona”. (Al-Kuds është emërtimi arab i Jerusalemit.)

Protesta e sotme, e organizuar nga Partia islamiste e drejtësisë dhe prosperitetit, është protesta e dytë pasi Trumpi e publikoi vendimin të mërkurën.

Presidenti Xhoko Vidu e dënoi ashpër këtë hap të Trumpit, i cili u përshkrua si shkelje e rezolutave të KB-së.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *