Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook një videoinfomacion, lidhur me investimet e fundit në industrinë e ferrokromit përgjatë 5 viteve të qeverisjes së socialistëve.
Rama shkruan se , falë investimeve, në 5 vitet e fundit kjo industri ka shënuar rimëkembje.
Në video thuhet se në 3 vite, janë investuar rreth 28 milionë euro, dhe ka rreth 700 të punësuar në këto biznese.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion se si investimet në 5 vitet e fundit kanë rimëkëmbur industrinë e ferrokromit duke rritur punësimin dhe ekonominë lokale e kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
l.h/ dita

E pashe vidion, eshte hera e pare qe krahasoheni me para vitit 90-te. Atehere fitimi nga eksportet ishin te te gjitheve, po tani ku shkojne fitimet?! Atehere kishim vendin e dyte ne bote per eksportin e mineralit te kromit, po tani sa eksportojme?! Pra kane kaluar pothuajse tre dekada dhe nuk mund te beni krahasime me ate periudhe. Ju ka mbetur vetem qe te genjeni dhe mashtroni dhe tua jepni njerezve si ushqim te perditshem.