Sipërmarrësit që punojnë me material porositës, ose thënë ndryshe industria fason ka këruar nga qeveria të trajtohet në mënyrë preferenciale për shkak të specifikës së këtij sektori dhe numrit të të punësuarve në të. Këtë qëndrim e kanë shprehur dhe dje në takimin që kishin me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
Gjatë takimit, Ministri shprehu edhe njëherë vendosmërinë e Qeverisë për të mbështetur sektorin fason dhe atë eksportues, si një sektor tejet i rëndësishëm gjenerues i mijëra vendeve të reja të punës në vend, por edhe për tërheqjen e bizneseve të ngjashme nga vendet e tjera duke përfituar nga avantazhet konkurruese që Shqipëria do të ofrojë.
“Ne jemi të gatshëm, u shpreh z.Ahmetaj, dhe mbetemi të angazhuar të mbështesim këtë sektor, ndaj të gjitha propozimet, kërkesat, sugjerimet dhe idetë tuaja, do të integrohen në një paketë të plotë dhe gjithëpërfshirëse e cila do të jetë gati në fund të muajit Mars, për t’u përkthyer në vijim në politika dhe aksione konkrete”.
Gjatë këtij takimi u ra dakord të ngrihet një komision i posaçëm, i përbërë nga përfaqësuesit e industrisë së prodhimit të veshjeve dhe këpucëve dhe përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, i cili do të mblidhet në mënyrë periodike për diskutimin e të gjitha propozimeve dhe masave lehtësuese e incentivuese të kërkuara nga ky sektor. Në takimin e ardhshëm, palët do të dalin me propozime konkrete pas konsultimeve të zhvilluara gjatë kësaj kohe, përfundon njoftimi për shtyp i Ministrisë.
Në fund të vitit të kaluar, LSI kërkoi që industrisë së fason t’i lihej norma e tatimit 10%. Ky propozim nuk u pranua në Komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që u premtua që së shpejti do të hartohej një paketë e posaçme lehtësuese për industrinë fason. Një ndër lehtësitë që po diskutohet është që ambientet e lira shtetërore të jepen në përdorim për 1 euro. Edhe kompanitë ekzistuese që punojnë me qira në ambiente shtetërore diskutohet të përfitojnë nga kjo lehtësi. Deri tani për këtë sektor është bërë pak edhe pse në mënyrë të vazhdueshme janë kërkuar nga sipërmarrësit të drejta të tjera për ta. Një nga kërkesat e tyre mbetet dhe niveli i pagës minimale për të cilën është kërkuar në mënyrë të përsëritur që të mos jetë i përcaktuar në ligj me të tillë kufinj.
Goditjen e fundit që pësoi ky sektor me rritjen e pagës minimale ishte pak kohë para se Berisha të ikte nga pushteti. Rritja e pagës minimale thelloi problemet financiare që po kalon ky biznes në këtë kohë krize. Rritja e pagës minimale do të thoshte më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore por kjo nga ana tjetër rrënon biznesin në këtë kohë krize. Ndërsa për ish kryeministrin vendimi që u mor kishte më shumë një interes politik për qëllimi elektorale i argumentuar me faktin se rroga minimale në çdo vend përbën një detyrim ligjor për të gjithë. Por biznesi fason u godit më tej nga kjo masë, duke e vënë atë në vështirësi të mëdha.
Ti perjashtojme fare nga taksat, madje ti japim dhe na i lek xhepi ta kene se me zorr po mbahen milioneret qe skllaverojne popullsine duke i paguar nga 15.000.
Pronaret fasone jane skllavpronaret e shekullit 21, jane shfrytezues te grave e vajzave shqiptare per 5 mije leke te vjetra page ne dite, shumica pa sigurime shendetesore e shoqerore, i largojne dhe i marrin ne pune si ata qe blinin skllever ne shekullin 13, kush ankohet hidhet ne rruge dhe kercenohet nga disa bandite qe keta skllvapronare mbajen rrotull vetes si trima. ne krye te mafiers se fasoneve eshte nje moster me profil miu, qe quhet Gjergj Buxhuku, ndoshta eshte nga raca e qelbur e asaj Zana Buxhukut qe ka financuar TV Klanin me 200 mije dollare reklama si drejtuese e bordit te Albpetrol
Nuk e kam idene se kush dreqin eshte ky Buxhuku, por do ishte ne interes te te gjitheve qe fillimisht te pranonim nje fakt te vertete sa dhe te hidhur: NE JEMI POPULL DEMBEL ! Kur dalim neper evrope dhe kerkojme pune, behemi qingja, punojme si gomere dhe pranojme edhe diskriminimin e te huajve, trajtimin rracist, oraret e zgjatura, NDERSA kur jemi ne Shqiperi, eeee JO, ..kerkojme qe ne pyetjen e pare , kerkojme te dime sa lek eshte rroga, dhe nuk preokupohet njeri te tregoje se cfare di te beje, Realisht ne kemi nje force punetore te pakualifikuar, te pa edukuar me punen dhe dembele. Kjo eshte e verteta! Keto propaganda komuniste per skllavopronar apo skllever…..shko tregoja ndonje tjetri, Krriç dembel.
Ti nuk je punedhenes fason se ti je vecse skllav i te huajve , ti je vetem nje qen magazine e makenerish dhe nuk je pundhenes por shpirt marres i shqiptarve, por te lumt kur nuk te kapin e te tredhin, pastaj bej si trim
Keta hajdutet te quajtur fasone qe shteti i pranon si partner kane qysh prej 20 vjetesh qe punojne me lende te para me radiokativitet dhe helmohemi ne punonjesit ne gjak,po te shikoni analizat tona na del helmimi qe na behet, perdite shkojne punonjes te kepucev ne spitale me simptoma te tilla helmi ne gjak dhe me pasoj sterilitetin por punojme ne te gjorat nga varferia se na vdesin femijet per buke e ilace, kurse ata qe komandojne fasonizmin jane kriminele, njesoj si tutoret e prostitutave ne variantin e fasonizmit. Ne te gjorat punojme shume dhe na paguajne lemoshe, por nenshtrohemi nga halli. Ata plehra na shfrytezojne dhe na vrasin cdo dite me ngadale per nje cope buke, si ne kohen e sklleverve te Babilonis. besoj ju kujtohet qe disa vite me pare 10 nga shoqet tona vajza te reja u helmuan nga lendet e para kancerogjene qe perdornin gjate punes per prdhimin e kepuceve dhe boset italian fasoniste dhe tutoret shqiptar paguan miliona qe ta mbulonin ate krim dhe e mbuluan krimin sic mbyllen shume dosje te tjera krimi ne Shqiperi kur kane si viktima njerezit e thjesht. Perse keta fasonist nuk e kryejne kete prodhim ne itali, gjermani ose ne vende te tjera por e kryejne ne shqiperi, apo atje detyrohen ti paguajne punonejsit me 1000- 1200 euro ne muaj page dhe gjithe kushtet e tjera te punsmit, ndersa ketu kane gjetur skllever dhe kete skllavri del e mbron nje zagar i quajtur Gjergj Buxhuku i lidhur me mafien fasoniste dhe tani tenton te bej pazare edhe me qeverine e re, sic kishte bere pazare me qeverine qe shkoi ne hale.
Gazeta Dita do ishte e nderuar sic eshte prej nesh si punonjes te shkaterruar qe heqim leket e bukes dhe e blejme se thote te verteten, qe tu heq masken dhe tu nxjerr fytyren e vertete kriminale ketyre plehrave e kriminelev qe prezantohen si pronare fason dhe perfaqesues te fasoneve bile edhe sindikatave te fasoneve te cilat jane bvashkepunetore me keta kriminela qe po na shfrytzojne dhe po na shkaterrojne jeten, sidoms te vajzave te reja te cialt jane kthyer ne kufoma qe punojne si makineri per te majmur kete grup mafioz qe vepron ne shqiperi me mbeshtetjen e shtetit. Gazetra Dita ju lutemi nderhyni me vrojtimet tuaja, na ndihmoni te shpetojme nga kjo mafie.