Infeksionet bakteriale, Mjekja: Dush para dhe pas pishinës

Bora Basholli

Para se të shkoni në pishina bëni një banjë, pasi ngarkesa mikrobiale në trupin tuaj shkarkohet në ujin e bazenit duke provokuar folikulitin, një infeksion bakterial i rrënjës së flokut që manifestohet me puçra të kuqe, acaruese, që dhëmbin.

Doktoreshë Erjona Shehu, mjeke dermatologe në klinikën e pediatrisë në QSUT, shpjegon karakteristikat që e dallojnë infeksionin nga të tjerë, shkruan Ballkanweb.

Sëmundja përhapet më shpejt në pishinat e fëmijëve dhe të bebeve dhe ka lidhje direkt me higjienën personale.

Mjekja këshillon mos përdorimin e akullit për të qetësuar irritimin e lëkurës, pasi kompresa me akull provokon djegie nga hipotermia dhe e përkeqëson infeksionin.

Por para se të merrni rrugën drejt detit a pishinës bëni kujdes të merrni me vete edhe disa medikamente bazë për çdo rast emergjent.

 

b.b/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • kam pasur nji simpati te jashtezakoneshme per kte femer .

    per seriozitetin qe e karkterizonte gajte dhenjes se Lajmeve ,
    qe shoqerohej me nji ze melodioz e nji qetesi admiruese ,

    qe te impononte rrespekt …

    Tashme kuptoj qe njerez te tille ,serioze ne pune

    e me ate qetesi aq te vecante , te jen lidur per te qe Mjek – Doktore .

    Respekt Erjona …

    zeri juaj si mjek eshte me i nevojshem per ate shoqeri ,
    se dikur serioz jepte Lajmet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *