Infeksionet gjenitale, rastet kur duhet të kërkoni ndihmë

redaktor

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme janë ndër sëmundjet më të shpeshta për të cilat kërkohet ndihma mjekësore e specializuar në poliklinikat apo spitalet shqiptare.

Sipas të dhënave të raportuara nga strukturat e shëndetit publik referuar shtimit të rasteve me këto sëmundje, rezulton se këto lloje infeksionesh janë një problem i shëndetit publik duke u identifikuar ndër 5 sëmundjet që individët paraqiten më shpesh për ndihmë mjekësore. Konkretisht të dhënat për Shqipërinë tregojnë se infeksionet seksualisht të transmetueshme janë një problem në rritje. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia infeksioniste Ilda Xhelili, detajon se cilat janë llojet më të shpeshta të infeksioneve që shfaqen, së bashku me këshillat që nuk duhen neglizhuar për të shmangur pasojat dhe ndërlikimet që rrjedhin nga mostrajtimi i tyre në kohës.


Ç’farë kuptojmë me këtë term?

Me infeksione seksualisht të transmetueshme (SST), kuptojmë ato sëmundje infektive të cilat kanë shkaktarë të ndryshëm, shfaqje të ndryshme të simptomave klinike, por që transmetohen nga personi në person me anë të marrëdhënieve seksuale. Sot këto sëmundje janë bërë një problem shumë i mprehtë në rang botëror, për shkak të përhapjes masive dhe për pasojat që ato sjellin.

 

Cilët janë shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve?

Si shkaktarë etiologjikë të këtyre sëmundjeve janë viruse të tillë si HIV (virusi që shkakton sëmundjen e Sidës), viruset e hepatitit B, C (që shkaktojnë sëmundjen e verdhëzës akute ose kronike). Kemi gjithashtu shkaktarët bakterialë siç janë gonorrea, klamidiat e tipeve të ndryshme, shkaktarë protozoarë si trikomonasi dhe jo rrallë gjendet dhe “candida albicans” (ose që njihet dhe ndryshe me emrin “myku”)

 

Cilët janë faktorët e riskut për këto sëmundje?

Ndër faktorët e shumtë të riskut ne mund të përmendim: “Moshën (preken më tepër moshat e reja që kanë edhe një jetë më të pasur seksuale), partnerët e shumtë seksualë, homoseksualiteti, toksikomania, niveli dhe cilësia e informacionit në fushën e parandalimit të këtyre infeksioneve, niveli i zhvillimit social-kulturor të vendit, të familjes, etj. Njohja e shkaktarëve të këtyre sëmundjeve, mënyrës së transmetimit të tyre, shenjave të tyre klinike dhe parandalimi, bën pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën kundër sëmundjeve. Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë të shumëllojshme, por ne sot do të flasim për infeksionet e rrugëve të poshtme (këtu përfshihen ato që quhen infeksione gjenitale) duke përjashtuar ato të rrugëve të sipërme, si edhe ato që nuk shkaktojnë shenja gjenitale edhe pse transmetohen nëpërmjet rrugës seksuale (si për shembull Sida dhe Hepatiti).

 

Kur duhet të mendojmë se jemi përpara një sëmundjeje të tillë?

Edhe pse çdo sëmundje e tillë ka specifikën e vet nga pikëpamja e shenjave klinike, ato kanë edhe të përbashkëtat e tyre që na bëjmë të mendojmë se jemi përpara një sëmundjeje të tillë dhe në mënyrë të veçantë, të kërkojmë ekzaminimet e duhura specifike për të vënë diagnozën e saktë dhe pastaj mjekimin e duhur. Shenja më e shpeshtë janë sekrecionet e shtuara të rrugëve gjenitale (si për burrat, ashtu edhe për gratë), ndryshimi i ngjyrës së tyre (bëhen të verdha ose si jeshile) dhe me erë të keqe. Një shenjë tjetër për këto infeksione janë lezionet gjenitale lokale (në rastin e viruseve herpetike). Në këto raste mund të kemi edhe praninë e adenopative regjionale inguinale (dalja e gjëndrave në rrëzë të kofshës), etj. Pacientët mund të ankohen gjithashtu për djegie gjatë urinimit (fenomene dizurike), kruajtje nga poshtë (prurit), skuqje etj.

 

3 infeksionet më të shpeshta që hasen në praktikën e përditshme

  • Gjithmonë e më shpesh po hasim trikomoniazën, e cila shkaktohet nga protozoari (paraziti) “Trichomonas vaginalis”. Ka të dhëna se rreth 25 për qind e njerëzve gjatë periudhës së aktivitetit seksual, janë të infektuar me këtë parazit. Klinikisht shfaqet me kruajtje, djegie dhe sekrecione të bollshme me ngjyrë të verdhë, kremoze dhe si shkumë. Gjatë mensruacioneve sëmundja mund të acarohet më tepër. Edhe tek meshkujt kemi skuqje dhe sekrecione të tilla. Diagnoza vihet me anë të ekzaminimit të sekrecioneve. Terapia duhet të jetë e përgjithshme (mjekim nga goja) dhe lokale. Terapia në shumicën e rasteve është mjaft efikase. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet rëndësia e trajtimit të dy partnerëve edhe kur njëri nuk paraqet shenja klinike.

 

  • Një nozologji tjetër e shpeshtë është edhe infeksioni gonokoksik, një sëmundje që transmetohet seksualisht dhe ka si shkaktar bakterin “Neisseria gonorrhea”. Shkaktari vendoset në rrugët urinare dhe gjenitale dhe shkakton sekrecione purulente, djegie të urinës apo urinim të shpeshtë. Mund të kemi edhe forma asimptomatike (pa shenja klinike) duke shërbyer kështu si bartës të infeksionit. Ky infeksion mund të bartë rrezikun e infertilitetit (pamundësisë për të lindur fëmijë) ose të barrës jashtë mitre. Këto infeksione kanë tendencë të shtohen sepse rastet nuk denoncohen dhe nuk mjekohen si duhet prandaj vihen re dhe format e zgjatura.
  • Mjaft të shpeshta janë edhe infeksionet nga Klamidia. Edhe ky infeksion është mjaft i përhapur në botë. Sa i takon shenjave klinike ato mund të ngatërrohen me gonorrenë. Ndërlikimet mund të kenë pasojë infertilitetin ose dhimbjet pelvuke (kockat e legenit).

 

Cila është terapia për këto sëmundje?

Mjekimi për këto sëmundje është mjaft specifik dhe duhet të përcaktohet nga mjekët specialistë. Asnjëherë nuk duhet të hezitojmë për t’u paraqitur tek mjeku dhe asnjëherë nuk duhet të shkojmë direkt në farmaci. Përcaktimi i mjekimit të duhur kërkon ekzaminimet e duhura. Në qoftë se mjekimi fillon në kohën e duhur, edhe rezultatet janë mjaft të mira dhe pa ndërlikime. Theksoj se në mjekimin e këtyre sëmundjeve ka rëndësi trajtimi i të dy partnerëve edhe nëse njëri prej tyre nuk paraqet shenja klinike. Mjekimi i këtyre sëmundjeve duhet të jetë i përgjithshëm (medikamente specifike që merren nga goja) dhe lokal (ovula vaginale, pomada dhe lavazhe specifike).

 

Cilat janë masat profilatike për këto sëmundje?

Parandalimi lidhet para së gjithash me problemet e marrëdhënieve seksuale; ulje e numrit të partnerëve, përdorimi i prezervativëve gjatë raporteve seksuale, shoqërimi i prezervativëve me antisepikë lokalë. Kjo përsa i përket parandalimit parësor, ndërsa parandalimi dytësor, konsiston në depistimin dhe mjekimin e hershëm të personave të infektuar dhe të partnerëve të tyre. Pra, është mjaft e rëndësishme të njihet epidemiologjia dhe mjekimi i këtyre sëmundjeve si edhe të vendoset dialogu ndërmjet mjekut dhe pacientit mbi praktikën seksuale dhe rreziqet e saj.

 

 Pasojat e rënda që vijnë nga IST

Pasojat e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave edhe të grave.

Tek meshkujt, ato shkaktojnë infeksion të fshikës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim.

Tek gratë infeksione të fshikës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre.  Mund të shkaktojnë kancer të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre, etj.

Pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një Infeksioni Seksualisht të Transmetueshëm të pamjekuar.

Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes.

Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit.

Një infeksion seksualisht të transmetueshëm kjo rrit mundësinë për t’u  infektuar më lehtë me virusin Hiv-Aids !

 

 

 

 

Share This Article
11 Comments
  • kam sekrecione me ere te keqe. nuk kam kryer marredhenie. jam 54 vjece dhe jam operuar , kam vetem qafen e mitres pas operimit. kam perdorur poliginax, por nuk me ka bere efekt.me ka dale infeksion shkalla e IV. cfare mund te bej

  • jam nga nje vit qe vuaj nga nje infeksion . qe ktu e quajn fungo ose kandida jam kuruar me pastiglie nga goja dhe me travokort ne piesen e prekur nga infeksjoni tani jam keqesuar perpara kisha pucra te kuqe tani jan ber plage cfar duhet te bej

  • Pershendetje, kam problem kur te jam me femer duke nejtur me te ose duke e puthur penisi me leshon shum leng. si mund ta parandaloi kete

  • Pershendetje i.jam.dy pura si lyetha te vogla. Ne boshtun e kimev per.mbi.penis a jan te rrwzikshme.as.sme.dhamin as kurgji a ka.naj rrezik skam.kry mardhenue qe.5 muaj por si.kom.pas por.qe nja 1
    Disi si.po.rriten kapak

  • pershendetje ..kam nje shqetsim .. per agti nje vit kam pas pothujse si myk dhe vrazhdje lekure nga ana majte e tesikujve ndersa tashme rreth kokes e qafes se gjenitalit si prishje te lekures

  • O kam shqetsim ne organ gjinital Me jon shfaqur do sintoma nfillim do si lytha kam per dorur Ni barn mast si i themi ne tash me jan shfaqur edhe ne qeske skuqje dhe krumje kom shum si me parandalu ket

  • Pershendetje .kam nje problem me penisin ne njeren nga venat afer venes kryesore me eshte nxire kam pas te nxire me te gjat mirpo ka filluar te zvoglohet.kam deshire te me jepni nje keshille .a mund te jete edhe nga puna e rend apo cfare .flm pres keshilla

    • Pershendetje me djege koka dhe lafsha ne fillim kur ngrefet penisi me jan skuqur dhe shalet si ma rekomandoni

  • Kam dhimbjen poshtë kokrrave të penisit ose më mirë të them djegje se kështu më vjen si djegie të lëkurës

  • Kam skuqje te kokes se penisit me njolla te kuqe.Shpesh here me djeg ajo dhe lafsha.Jam 65 vjec.Cfare me rekomandoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *