Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Mund të thuhet se presidenti i ri i Bullgarisë, Rumen Radev, që mori mandatin e dytë në balotazhin presidencial të datës 21 nëntor, është presidenti i vetëm në botë, i cili në mëngjesin parë të zgjedhjes së tij nuk merr telegram urimi, por merr protestë të ashpër nga qeveria e shtetit më të rëndësishëm aleat.
Në datën 22 nëntor ambasada e SHBA në Sofje në një komunikatë të saj publikon një protestë të ashpër, ku dënon deklaratat proruse të presidentit bullgar se “Krimea është ruse”. Ja si shprehet ambasada amerikane në Bullgari:
”SHBA, G7, BE dhe NATO kanë qenë të qartë dhe të bashkuar në qëndrimin tonë që, megjithë aneksimin dhe vazhdimin e okupimit, Krimea është Ukrainë. Të gjithë ne, përfshirë edhe Bullgarinë, kemi deklaruar në Platformën e samitit për Krimenë në gusht që Krimea është një pjesë integrale e Ukrainës dhe ne nuk i njohim dhe nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë për të legjitimuar marrjen me forcë dhe pushtimin e gadishullit”.
Ambasada amerikane njofton se qeveria e SHBA i ka shprehur “shqetësimin e saj të thellë” qeverisë së Bullgarisë edhe në Uashington, edhe në Sofje.
Presidenti bullgar Rumen Radev, që garonte për të marrë mandatin e dytë presidencial, deklaroi në datën 18 nëntor gjatë një debati televiziv se “Krimea është ruse”. Deklarata presidenciale bullgare sanksiononte dhe ligjëronte statusin e pushtimit rus të Krimesë dhe e merrte si “realitet politik të kryer” aneksimin e saj të dhunshëm rus. Ishte një deklarim dhe një qëndrim skandaloz filorus në planin diplomatik dhe politik.
Së pari, cenonte integritetin territorial dhe sovranitetin e një shteti të pavarur si Ukraina, e cila në vitin 2014 u bë objekt i agresionit ushtarak rus, i aneksimit të dhunshëm të Krimesë dhe i ndezjes nga Moska të një lufte separatiste proruse në Ukrainën Lindore. Ministria e Jashtme e Ukrainës në datën 19 nëntor thirri ambasadorin e Bullgarisë në Kiev dhe i dorëzoi një notë të ashpër proteste, në të cilën i cilëson si “të papranueshme” deklaratat e presidentit bullgar dhe i kërkon qeverisë bullgare që presidenti i Bullgarisë t’i tërheqë ato deklarata të gabuara.
Së dyti, presidenti i Bullgarisë, i një shteti anëtar të BE dhe të NATO-s, paraqet një qëndrim, që është kundër politikës së përbashkët të këtyre organizatave perëndimore për dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe të aneksimit të dhunshëm të Krimesë nga Rusia. Që nga 2014 e deri më sot BE dhe NATO kanë hartuar dhe miratuar shumë dokumente zyrtare, ku dënojnë njëzëri agresionin rus dhe aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.
Qysh në vitin 2014, kur ndodhi agresioni rus dhe aneksimi i Krimesë, BE dhe SHBA vendosen sanksione ndaj Rusisë agresore, sanksione të cilat janë në fuqi dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Së treti, presidenti i Bullgarisë me qëndrimin e tij që “Krimea është ruse” bie në kundërshtim me vetë vijën zyrtare dhe me politikën e jashtëme të qeverive bullgare, të cilat i janë bashkuar dhe kanë firmosur të gjitha dokumentet e BE dhe të NATO-s, ku njihet Krimea si pjesë e integritetit territorial të Ukraninës, pavarësisht pushtimit dhe aneksimit rus të saj.
Së katërti, presidenti bullgar me qëndrimin e tij filorus për Krimenë merr në mbrojtje politikën agresive ruse ndaj shteteve fqinjë dhe aneksimin rus të territoreve të shteteve sovrane.
Agresioni rus ndaj Ukrainës në 2014 është agresioni i parë i Rusisë në Europë kundër një shteti sovran që nga pushtimi i Çekosllovakisë nga ushtria ruse në vitin 1968. Presidenti bullgar njeh dhe ligjëron frutet e agresionit rus, siç është aneksimi i Krimesë nga agresioni rus kundër Ukrainës në vitin 2014, dhe shkëputja e territoreve gjeorgjiane të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut nga agresioni rus në vitin 2008.
Duhet theksuar këtu se qëndrimi i presidentit të Bullgarisë për të ligjëruar aneksimin e dhunshëm rus të Krimesë nuk qe as lapsus dhe as incidental. Ishte një qëndrim politik i formuluar me qëllim, sepse president bullgar me këmbëngulje e përsëriti deklarimin e tij antiukrainas dhe antiatlantik edhe një ditë pasi Ministria e Jashtme e Ukrainës i dorëzoi notën e protestës ambasadorit bullgar në Kiev.
Që qëndrimi i presidentit bullgar për “Krimenë ruse” nuk ishte i rastit, por pjesë e një platforme proruse të mbështetur prej tij, e tregon edhe fakti se Rumen Radev në 18 nëntor, kur deklaroi se “Krimea është ruse” shprehu edhe dy koncepte të tjera filoruse. Ai shprehu kundërshtim për sanksionet e BE ndaj Rusisë dhe i quajti ato “të paefektshme”, dhe deklaroi se “ne kemi nevojë për një politikë pragmatiste drejt Moskës”.
Presidenti bullgar paraqet një platformë politike dhe diplomatike filoruse dhe kërkon një orientim më të shpejtë të Bullgarisë drejt Moskës.
Platforma filoruse e presidentit bullgar nuk është e rastësishme. Është e njohur në qarqet diplomatike në Sofje dhe në kryeqytetet atlantike se ish-komandanti i forcave ajrore bullgare, gjenerali Rumen Radev, të cilin Partia Socialiste e Bullgarisë e paraqiti si kandidat të saj për president për herë të parë në vitin 2016, njihej për prirjet dhe lidhjet e tij proruse.
Është gjithashtu e njohur se Rusia dhe institucionet e saj të ndryshme ndërmorën një veprimtari të gjerë për të siguruar zgjedhjen e tij si president për herë të parë, gjë që u konsiderua nga mediat perëndimore si një sukses i depërtimit dh i ndikimit rus në Bullgari dhe në rajon, dhe si një përurim i metodës së re ruse të ndërhyrjes në proceset zgjedhore të vendeve ballkanike.
Deri tani nuk ka informacion nëse edhe në fitoren e tij të dytë presidenciale kanë gisht institucionet dhe shërbimet ruse. E sigurtë është që presidenti bullgar në prag të ditës së balotazhit presidencial afishoi një platformë të hapur filoruse që kulmoi në debatin e tij elektoral me deklaratën “Krimea është Rusi” dhe në kuptimin diplomatik kjo mund të merret edhe si shenjë kompensimi ndaj Moskës.
Platforma filoruse e presidentit bullgar, që doli me ligjërimin e pushtimit rus të Krimesë, është një akt i dëmshëm, efekti negativ i të cilit shkon përtej Bullgarisë dhe raporteve të saj dypalëshe me Rusinë. Është një akt, i cili do të shfrytëzohet shumë nga Moska në planin diplomatik antiatlantik dhe mund të ketë pasoja në nxitjen dhe ligjërimin e ndërhyrjes së Rusisë në punët e brendshme të vendeve anëtare të NATO-s dhe të BE në rajonin e Ballkanit.
Logjika imperialiste e njohjes si “realitet politik” të produkteve të agresionit rus mund të sanksionojë sipërmarrje të tjera të agresivitetit rus në rajon dhe në Europë.
Rusia me ndërhyrjen e saj ushtarake në 2014 krijoi në territorin e Ukrainës Lindore të ashtuquajturat entitete ruse të Donjeckut dhe të Luganskut, të cilat jo vetëm kanë shpallur shkëputjen nga Ukraina, por edhe po kërkojnë të aneksohen nga Rusia.
Sipas logjikës imperialiste ruse të presidentit bullgar këto entitete proruse të krijuara në territorin sovran të Ukrainës me forcën e armëve dhe të ndërhyrjes ushtarake ruse janë “realitete politike” të faktit të kryer, që duhen pranuar. Kemi një apologji brutale të politikës agresive ruse dhe të ambicieve aneksioniste ruse, e cila është e dëmshme dhe e rrezikshme për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për stabilitetin dhe sigurinë europiane.
Logjika e mbrapshtë e presidentit bullgar mund të përdoret si justifikim nga Moska nesër për aneksimin e territorit moldav, të shkëputur me forcën e armëve ruse dhe të quajtur “Transnistria”.
Njohja e produktit të agresionit “ si realitet” është njohje e vetë të drejtës se pushtimit dhe të agresionit. Ky qëndrim bëhet edhe më i dëmshëm në kohën që Rusia po rrit çdo ditë agresivitetin e saj. Pikërisht këto ditë kur Rusia ka grumbulluar në kufijtë e Ukrainës mbi 100 mijë forca ushtarake, dhe gjithë bota po flet për rrezikun e një ndërhyrje të re ushtarake të Rusisë, shfaqet presidenti bullgar me teorinë e tij të “Krimesë ruse si realitet politik”, që duket si një justifikim dhe parathënie e “realiteteve të reja politike”, që mund të krijojë një agresion i ri rus në territorin e Ukrainës Lindore.
Rusia ka ndërmarrë një fushatë të paparë agresiviteti në Ballkan, ku nëpërmjet Serbisë po krijon vatra konfliktesh dhe lufte në Bosnje-Hercegovinë dhe në kufijtë e Kosovës. Ndaj të dy shteteve të mësipërme Serbia planifikon aneksime territoresh si “serpska republikën” në Bosnje dhe Veriun e Kosovës.
Rusia dhe Serbia po planifikojnë të krijojnë nëpërmjet ndërhyrjes brutale “realitete të reja politike” në rajon sipas terminologjisë së presidentit bullgar.
Është vërtet për të ardhur keq që presidenti i një shteti ballkanik anëtar të NATO-s dhe të BE bëhet apologjet i politikës agresive të Rusisë dhe profeson veçimin e shtetit të tij nga kursi i përbashkët atlantik dhe europian i përkrahjes për integritetin e Ukrainës dhe për dënimin e agresionit rus dhe të aneksimit të Krimesë.
Akti antiatlantik i presidentit të Bullgarisë dëshmon se fenomeni negativ i lidhjeve personale dhe i ndikimit të Kremlinit te udhëheqësit e disa shteteve anëtare të NATO-s dhe të BE, po zgjerohet. Deri tani kemi parë fansat e Putinit si presidenti i Çekisë apo kryeministri i Hungarisë, të cilët hapur ndjekin një vijë qëndrimi filorus.
Tani del hapur dhe rreshtohet me ta edhe presidenti i Bullgarisë, i cili paraqet një platformë filoruse dhe përligj politikën e jashtme agresive të Moskës në Europë. Kemi një fenomen të rrezikshëm politik dhe diplomatik me origjinë ruse, i cili gradualisht po zgjerohet në udhëheqjet e disa shteteve anëtare të NATO-s dhe të BE. Ironia është se me carin Putin dhe me politikën agresive ruse po bashkohen krerë të disa shteteve ish-komuniste anëtare të NATO-s, të cilat e kanë provuar dhe kanë vuajtur nga sundimi i Moskës.
Madje shtete si Çekia dhe Hungaria kanë pësuar ndërhyrje direkte ushtarake ruse në kohën që ishin anëtare të Traktatit ushtarak të Varshavës të drejtuar nga Moska. Në atë kohë edhe Bullgaria cilësohej si gubernë ruse.
Tani historia duket se po kthehet mbrapsht dhe disa presidentë të shteteve ish-komuniste po bëhen ushtarë të politikës së atij shteti rus, që i ka shtypur dhe i ka sunduar popujt e tyre dikur.
Është një fenomen, të cilin NATO duhet ta analizojë dhe të përpiqet ta neutralizojë sa më shpejt, para se infeksioni rus të zgjerohet në udhëheqës dhe në shtete të tjera të NATO-s dhe të BE, para se dëmet të jenë dhe më të mëdha për stabilitetin dhe për kohezionin atlantik.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Sllavo bullgaret nuk e mohojne qe jane me rusin jane race muti cfare jane sllave jane race muti nuk kane as turp as cipe me dy llafe jane te pa bese. Keshtu jane edhe sllavo bullgaret e maqedonise se veriut. Politikanet sllavo maqedinas qe jetojne ne iliride do kishin shkuar me kohe tek preri i rusit po nuk i lene Shqiptaret qe jetojne ne tokat e tyre ne iliride. Nuk ka faj rusia fajin e kane sllavet qe e dredhin pa pike turpi. U futen me deshire ne nato u futen me deshire ne europe dhe tashi duan te bashkpunojne me rusin ajde mere vesh ca kurvash jane. Raca sllave eshte race muti nuk jane njerez.
Keto lloj komentesh raciste dalin ose nga zyra nacionaliste sllavo-folese, per ti treguar shqiptaret primitive, ose dalin nga te cmendur shqipfoles nga Kosova, qe ngaterrojne disa politika neper vende sllavo-folse me popujt e ketyre vendeve. Perderisa asnje prej ketyre popujve (dhe jo raca) nuk e prishi vendin e vet, sic e prishem ne shqiptaret, tregon se keta popuj qendrojne per nga kultura me lart se ne.
Vetem ti si shqiptar nuk duhet te flasesh per krimene. Pasi eshte rast identik me kosoven.
Krimea ka 80% te popullates ruse qe padrejtesisht ishin nen ukrainen.
Buli, që historinë e lexon nga librat ruse. Krimenë e ka patur mbretëria « Kievian Rus » nga shekulli i IX deri në shekullin XII, kur u pushtua nga mongolët. Në kohë të ndryshme, kanë qenë edhe Ostrogotët dhe Tatarët, deri sa u pushtua nga turqit. Mbretëria e Rusisë, u formua në vitin 1547 dhe deri në vitin 1878 nuk e ka patur Krimenë. Humbja e luftës nga turqit në këtë vit, solli dhe pushtimin e Krimesë nga rusët. Në kohën e Bashkimit Sovietik, Krimea i takonte Ukrahinës. Pra del që rusët nuk kanë asnjë të drejtë juridike për Krimenë. Sa i përket etnisë, janë jo rusë, por politika ruse i paraqet si rusë, sepse flasin rusisht. Nuk mund të paraqesësh njëlloj Kosovën me Krimenë, sepse Kosova banohet nga shqiptarë që para historisë (dardanët) dhe serbët e Kosovës janë të ardhur në tokat e shqiptarëve. Pra, shkurt, që të thuash se rasti i Krimesë është i njëjtë me Kosovën, duhet të pranosh se megjithëse nuk kam hallë, « halla ime ka koqe »
Plotesime te vogla. Vendosja e tatarve ne Krime eshte ne kohra te parregjistruara, pra ata kane qene aty para te pushtohej nga osmanet.
Kalimi i saj (teorik) nen Ukrahinen ne kohen e BS shoqerohet edhe me nje film sovjetik (300), pasi Ukrahina njihej si shtet me heret nga Rusia dhe ishte pretendente e disa ngulimeve antike doriano-helene.
Historia e lashte dhe antike e gjithe gadishullit eshte paksa e erret, ngaqe aty kane qene edhe qimeret, kolone helene, tartaret, etj.
Analize e qelluar, z. Murati. Por, eshte teper e çuditshme pse ne nuk e shohim infeksionin shqiptaro-titist ne Tirane dhe Shqiperi, qe eshte per çdo kritike dhe si pasoje e ketij infeksioni “kombetar” nuk arrijme t’i njesojme mendjet dhe veprimet tona, duke qene vazhdimisht nen trysnine e “patriotizmit” recidivist… Kjo do te thote se ne e shohim qimen mbi koken e tjetrit dhe s’e shohim traun mbi koken tone!…
Respekt,
SHQIPTAR
Bullgaria ne te dy lufterat boterore ka qene aleate e Gjermanise. Nuk eshte aq pro ruse ! Normal e majta bullgare eshte me teper !!!Ndersa Krimea me cfare kemi lexuar me qe nuk eshte e pavarur eshte me shume ruse se ukrainase !!!
Bullgaret jane Sllave ashtu sic jane Skiptaret Osmanllinj kjo eshte (este) nje e vertete (vero ital) historike.
Ashtu sic jane Australia,Sh.b.a, Ishujt Malvine (Sazani i Argentines)Canadaja Angleze dhe nen Mbreterine e Saj.
Nuk eshte rastesi qe historia e Alvanise (Skiptaret) “fillon” me nje Renegate Greke Orthodhokse si Jeorgios Kastriotis i quajture qellimisht Iskander-Beu.
Kete e thote edhe “historiani” i famshem (fimi greq) Xhufi qe Skenderi lindi Orthodhokse d.m.th Greke dhe per aresye “stretegice) u be Katolike!
Me te Vertete?
Ka Njeri me pak (poco ital) tru te besoje keto brockulla dhe perralla kur dihet historikisht Skizma (ndarja shqip) e Diktatures se Krishterimit ne 1054A.D ne Orthodhokse dhe Katolike.
Ne kohen Perandorise me qender te Grekeve dhe Ilyreve Kostantinopolis kishte kaq Urrejtje ndermjet Orthodhokseve dhe Katolikeve sa Epirotet, Ilyret,Maqedhonasit,Ionet ku eshte sot Tur-qia deklaronin (declare angl) qe me mire me Osmanet se sa me te Pabeset e Romes.
Pamvaresisht qe edhe Romen e ndertuan Greket nga Troas ne Dhardhanele Emer ky si biri i Zeusit ne Mithollogjine Greke i quajture Dhardhanos.
Trojanet pas luftes se Troas si Eneas,Andro-Maqi gruaja e Hektorit sipas historianeve Romake kaluan ne Buthrotos (Butrint “shqip”) te Epirit dhe me pas shkuan ne Rome.
Kete fakt (fact angl) te pa-diskutueshem (discuss angl) as “Historiani Sazan Guri,Xhufi,Mema,Kocaqis” nuk mund ta veje ne “dyshim”.
Prandaj edhe Greket e Ilyrise,Epirit,Maqedhonise,Ionise nga vjen dhe Ionios Pellagos (Deti Ion jo Jon) ne periudhen (periodic) e Perandorise Greke te Romes Lindore quheshin Romee jo Greke.
Aresyeja per te mos harruar Romen e tyre te Pusht-uar nga Var-Varos (barbaret).Varao Greqisht dhe Ilyrisht do te thote Vras “Shqip”.
Pabesia dhe Hipokrizia e Perendimit kunder Kombit Greko-Ilyre me ne krye Cifutet dhe Angloamerikanet eshte mbeshtetja sekullore (sentury) per Tur-qine dhe Kriminelet (crime) e saj Qemal Ataturkun.
Prandaj dhe krijuan (criate) Arnautine ne 1913en me gra te mbuluara si Afganistani dhe ndane Epirin ne Vorio (Veri) dhe Jug ta perdorin per interesat e tyre.
Nje nga ato ishte dhe njohja e Ierosolimes (Jerusalemit) kryeqytet i pushtuesve te Palestines Israelit ne (Marrezi-veshjen) midis pushtuesve Sllave te Serbise me Kosovaret e Erdoganit.
Ne qofte se kjo nuk eshte perdorim (d.m.th Leter Higenike) per nje popull (popola) kot si Skiptaret atehere me falni por une vij nga Planeti Aris (Mars).
Vëj bast se ti je ngjizur më disa sperma të ndryshme njëherësh, nga meshkuj të ndryshëm! Nuk besoj se ka ndonjë grek që fijet nervore të bëjnë lidhje të shkurtër, sikurse të bëjnë ty! Në rast se jot ëmë është gjallë, pyete se çfarë ka ndodhur, sepse çregullimet mendore të tua janë kaq të çregullta, sa ndonjë ditë do të n’a thuash që edhe prifti mund të mbetet me « barrë »!
Ti ngaterron kekun me byrekun, Pellazgos! Ortodoks nuk ishin vetem greket, por sa e sa popuj! Ndaj te jesh ortodoks, nuk do te thote automatikisht te jesh edhe grek!
Zoti Shaban je nje nga analistet nderkombetare nga me te miret ne Ballkan por mos e shit dinjitetin kaq lire.
.
Ju lutem mos u ligeshtoni kaq shume bile edhe me shume se Ukrainasit apo Nato-xhinjte qe te keqen me te madhe e kane nga Brenda se sa nga Rusia dhe qetesohu duke lexuar kete materilal djali I Hryshovit AMERIKANI Sergei Khrushchev(Hryshov) eshte(ishte pasi nderroi jete vitin e kaluar) qytetar amerikan qe nga 1991 por kishte nje dinjitet dhe sinqeritet te admirueshem qe eshte oponent i forte kunder poltikes amerikane ne Ukraine dhe ndiqeni materialin e meposhtem te shkruar ne nje gazete modeste amerikane
***
SHOE ON THE TABLE
2 prill 2014
Khrushchev’s Son: “Russia Will Never Surrender”
Sergei Khruschev, the son of the Soviet leader who gave Crimea to Ukraine, says that his father never intended to separate Crimea from Russia and Russia will never give it back.
When Soviet leader Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian control in 1954, it was simply for logistical and symbolic reasons, according to his son Sergei. Now, he swears, Russia will never give it back.
Sergei Khrushchev has been living in the United States since emigrating from the Soviet Union in 1991 and is a naturalized American citizen, but he speaks as if he is still in the Russian government. He views the ousting of Ukrainian President Viktor Yanukovich as an illegal seizure of the Kiev government by force and he insists that 96 percent of Crimeans voted to separate from Ukraine and join the Russian federation. Khrushchev spoke to The Daily Beast ahead of a Tuesday night speech at Bryant University in Rhode Island.
*
“Russia will never surrender,” he said about the escalating battle over the fate of Crimea, which Vladimir Putin invaded and then annexed after a popular referendum that took place outside the view of international observers.
Nikita Khrushchev led Russia during the most serious standoff of the Cold War, the Cuban Missile Crisis, which took both countries to the brink of nuclear war. In the American telling of history, Khrushchev the elder ultimately backed down. But in the current tensions over Ukraine, the son said, only Russia really has a huge stake in the outcome and therefore will prevail if the conflict escalates.
“For the United States, it’s just one more attempt to show Russia who is the master of the world’s politics. For the Russian President and Russia itself, it’s a matter of national pride and they will oppose it as much as it can,” he said.
Back in 1954, when Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian administration, the main reason was that construction of two major canals between Ukraine and Crimea was underway. Khrushchev wanted to streamline the process by placing both sides of the project under one administration, according to Sergei. The 300 year anniversary of the treaty that joined Ukraine to Russia was a happy coincidence, he said.
*
“My father was the leader of the Soviet Union. Russia and Ukraine were two union republics, equal inside the Soviet Union,” he added. “For my father there was no difference because it was all inside one state.”
Khrushchev blames the decision to let Crimea go on Boris Yeltsin, who he said was distracted with his own ambitions and in 1991 told Ukrainian leaders they could have Crimea.
“I think my father would have been very unhappy with what Yeltsin decided to do,” Khrushchev said.
It’s impossible to say how Nikita Khrushchev would have handed the current crisis in Ukraine because he never would have been able to imagine that the Soviet Union would be disbanded and disappear from the map, Sergei said.
*
“What would President George Washington think about the war in Iraq? He would say ‘You are crazy, your real enemy is in London, not Baghdad.’ So you can’t take a historical figure out of his time.”
But Sergei Khrushchev sees Putin as a reformer in the mold of his father and comparable to Theodore Roosevelt, who busted up corporate monopolies in the United States in the early 20th century.
“The Putin era is an era of bringing Russia back to the order, destroying the oligarchy, and enforcing the role of the government,” he said.
Ukraine historically had no identity and was simply an amalgamation of farmers who lived on the Russian periphery and applied to join Russia in the mid-17th Century, and even then it was only Eastern Ukraine, said Khrushchev. Western Ukraine joined them in 1945, but there are still essentially two countries there living together, he said.
“When people talk about Ukraine, they talk about some competition between Russia and the West. But in reality it is two different sets of Ukrainians who now live in one country,” he said. “We have two different Ukraines.”
*
He blames the West for triggering the Ukrainian crisis by supporting protests on the Maidan and he said Putin has no designs on invading Eastern Ukraine unless the country descends into all out civil war, which is possible.
“It was not Putin who invaded Crimea and at the barrel of the gun just annexed it. No. It was the will of the people,” he said.
“So my message is, don’t try to provoke Ukrainians to fight with each other. If there will be no civil war, Putin will not invade Ukraine.”
‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
Krimea eshte ruse – paska thene Presidenti ri bullgar Radev dhe kjo qenka herezi? Po pse, c’fare eshte Krimea me shumice ruse z. SHM, Ukraine? Me po kete llogjiken tuaj e te atyre dishepujve te demokracise perendimore edhe Kosova ndonese me shumice kosovare duhet quajtur Serbe!
Perendimi vepron me dy standarde demokracie, qe i perdor here njerin here tjetrin sipas interesit. Kur standardi i vetem i demokracise eshte Vetvendosja me vullnetin e lire e me shumice votash.
A nuk ka deklaruar disa here Presidenti Rusise V. Putin se per Kosoven e Krimene te veprohet me Vetvendosjen (kete term ka perdorur) e banoreve te ketyre vendeve se kujt ti perkasin? Pse ketij Perendimit te vetshpallur etalon demokracie nuk i vjen zeri per keto deklarime te V. Putin por vazhdon i bie fyellit ne nje vrime me “ndikime ruse” aty ku vete kerkon te beje Diktatin? Dhe ca si SHM per te qene brenda e per tu hequr me katolik se Papa i mbajne iso.
hiqni dore nga idiotesite alla muratce, nese doni te quheni njerez, pale ..europian .
sllavet, jane nje rrace me popullsi kolosale qe ndahen e percahen nga popujt po ,
te shumte ne numur, anglo roman sipas
pikpamjeve te vjetra primitive; rraca ime rraca jote .
nje arsye tjeter jane kleri katolik,(qe per hire te se vertetes eshte shume jashte mode) , dhe bastardet politike te polonise cekise kroacise ukrahines etj .
dy kryerracat e ketij kontinenti dhe usa, tanime, duhet te bjen ne konsensus, per nje paqe permanente midis vedit; per vete dhe per per gjithe planetin .