Infektohet me Covid-19 Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës: Jam mbyllur prej ditësh në shtëpi, sot më mungon Edi

Edlira Shehu

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh është mbyllur në shtëpi.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Leli bën me dije se nuk do të jetë i pranishëm në Festën e Kuçit, festë që organizohet çdo vit në Vlorë.

Ai përkujton ndër rreshta dhe vëllain e tij të ndjerë, Edi Leli, por nuk bën me dije nëse vetë është infektuar me variantin Delta të Covid-19, apo jo.

“Është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi. I mungon fizikisht sepse, për të gjithë, është si të ishte aty.

Janë mbledhur sot pa Edin, por janë mbledhur për Edin, për shpirtin dhe themeluesin e këtyre takimeve që vitet e kthyen në traditë. Edi ishte energjia e çdo feste, kudo ku ishte i pranishëm. Tani, të gjitha takimeve, u mungon pjesa më e mirë, entuziazmi i pakursyer dhe bujaria e tij.

U jam falenderues miqve të tij, miqve tanë, organizatorëve dhe gjithë kuçjotëve që janë mbledhur sot për ta kujtuar, për të jetuar këto orë me historitë e Edit, me të qeshurën e tij ngjitëse që njësoj siç shpërndahej çdo ditë në Vlorë, për vite me radhë, në fund të gushtit, udhëtonte gjithnjë në Kuç.

Më vjen keq që për shkak të ditëve që duhet të qëndroj i izoluar prej Covidit, nuk mund të jem i pranishëm, por mendimet për Edin na bëjnë njësoj bashkë!

Kujtojeni Edin, gjithmonë, ashtu siç ishte kur ju bëri bashkë dhe ashtu siç jetoi deri në fund, me vrrullin e ëndrrave në të cilat besonte. Kjo festë është e kuçjotëve dhe e Kuçit! Gëzuar!”- shkruan Leli në Facebook.

e.sh/Dita

Share This Article
5 Comments
  • Te uroj sherim te shpejte o Dr. Dritan Leli , ta kujtoni gjithnje Edin si njeri i dashur i zones se Kucit. Respekt dhe mirnjohje pafund per ju, sherim te shpejt per te miren e familjes dhe qytetit. Nuk e harroj takimin me ju ne hotel Bolonja ne vitin 2019 kur erdhet dhe na takuat ne Durrsaket qe na strehuat pas termetit ne Durres. Mirenjohje pa fund per ju dhe per Vlonjatet.

  • te shkuara Dritan ben mire qe e kujton Edin fisnik nga nje familje patriotesh sui generis sic eshte familja LELI ne KUc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *