Infektohet me koronavirus duke marrë tamponët punonjësja e DSHP në Krujë

J L

Një punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë është infektuar me koronavirus.

Sipas  abcnews.al, rezultati i testit të saj ka dalë dy ditë më parë, ndërsa nga hetimi epidemiologjik është arritur në përfundimin se ajo u infektua duke marrë tamponët për koronavirusin tek pacientët e dyshuar në këtë zonë.

Pasi ajo u konstatua me koronavirus, mësohet se është karantinuar edhe bashkëshorti i saj mjek, ndërsa testi i parë i tij ka dalë negativ.

Kjo është një ndër rastet e shumta të infektimit të personelit mjekësor në spitale apo qendra shëndetësore duke dhënë sërish alarmin për nivelin e lartë të prekshmërisë nga koronavirusi tek ta.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *