Kur erdhi në Shqipëri, kryeministri turk për herë të parë e priti Fatos Nano. Kur pa kryeministri turk portretin e Skënderbeut, i tha afërsisht kështu: “Përse e mbani ketë këtu?” Dhe z. Nano u tregua burracak dhe nuk u përgjigj. Po kështu ndodhi edhe me Berishën ca vite më pas. Kur erdhi përsëri në 2008 kryeministri turk, nuk e gjeti portretin e Skënderbeut të varur në Kryeministri. Kjo do të quhej “provokim” sipas një interpretimi gjysmë-zyrtar. Po sikur të ndodhte që ndonjë nga kryeministrat tanë të kritikonin Qemal Ataturkun në selinë e Kryeministrisë turke çfarë do të ndodhte?
Kjo është një pjesë e shpjegimit se si politika jonë bëhet urë dhe lejon që historia e Shqipërisë të manipulohet. Ndaj, mos u habitni me përmbajtjen e teksteve si “Historia 12” apo “Enciklopedia Maqedonase”. Edhe historia e Shqipërisë së mesjetës është e cunguar megjithëse ka plot materiale të cilat historianët tanë nuk i vendosin në tekste. Ja po bëj një pyetje: ku shkuan fisnikët shqiptarë të Besëlidhjes së Lezhës? Pse nuk ekzistojnë në histori? Ka trashëgimtarë të tyre? p.sh, Hamza Kastriotin ne shqiptarët e njohim vetëm që Skënderbeu e burgosi dhe e çoi ne Napoli e kaq.
Po historia jonë nuk e thotë që Hamzai u lirua, u rikthye në të krishter, u martua dhe pati emrin Dhanil (Danillo) Kastrioti. Një nga katranipërit e tij është bankier në Napoli dhe sot është 60 vjeç.
Email nga adresa: [email protected]
