Infermieri killer, akuzohet për vrasjen e 84 pacientëve

Gazeta Dita

Një infermier i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi kishte vrarë dy pacientë në Gjermaninë veriore, është tashmë i dyshuar për vrasjen e të paktën 84 pacientëve të tjerë.

40-vjeçari i njohur vetëm me emrin Niels Hoegel, sipas ligjeve gjermane të raportimit, u dënua për tentativë për vrasje në 2006 dhe për vrasje në 2015.

Viktimat e tij kishin marrë doza vdekjeprurëse droge.

Të afërmit e pacientëve që vdiqën në klinikat ku 40-vjeçari punonte, nxitën policinë gjermane të hetonte më tej.

Në 2014, u vendos një komision për të hetuar shkallën e krimeve që tij, që e kthejnë infermierin në vrasësin më të ashpër në Gjermaninë e pas luftës.

Sipas gjykatësve, 40-vjeçari ishte i motivuar nga një dëshirë për të fituar aprovim duke ringjallur pacientët që ai vetë kishte droguar.

Gjatë seancës së tij gjyqësore në vitin 2015, Niels kishte pranuar se kishte droguar mëse 90 pacientë në një klinikë të kujdesit intensiv në Delmenhorst. Sipas policisë, këto akte shtrihen që prej viteve 2000 në një tjetër klinikë në Oldenburg.

Zyrtarët thonë se numri i rasteve mund të rritet, ndërkohë që akuzat e reja pritet të përpilohen në fillim të vitit 2018. Hetimet janë vështirësuar për shkak se trupat e shumë pacientëve janë djegur pas vdekjes së tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *