Neglizhenca në ndjekjen e kontrolleve mjekësore po përball me një të vërtetë të hidhur meshkujt shqiptarë, të cilët gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë po bien pre e infertilitetit (pamundësisë për tu bërë me fëmijë). Ndonëse nuk ka të dhëna të mirëfillta mbi shkallën reale të përhapjes së infertilitetit në radhët e meshkujve shqiptarë, bluzat e bardha vënë në dukje se ky fenomen po merr përmasa shqetësuese, pasi nga dita në ditë pranë strukturave shëndetësore shumë prej tyre mësojnë këtë lajm të hidhur, pas kryerjes së një sërë kontrolleve mjekësore. Në shumë raste shkaktari që ka ndikuar në shfaqjen e këtij problemi mund të ketë qenë prezent prej vitesh.
Zbulimi në stade të vonshme mund të pengojë ndjekjen e trajtimeve efikase. Konkretisht shifrat e raportuara nga autoritetet shëndetësore tregojnë se rreth 40 për qind e meshkujve janë pre e këtyre problemeve, ku një ndër faktorët më të shpeshtë që çon në shfaqjen e infertilitetit tek meshkujt pohohet të jetë varikocela. Kjo e fundit ka të bëjë me një lloj anomalie që shfaqet në venat e testikujve, çka më pas çon në shfaqjen e infertilitetit tek meshkujt, (duke u hequr të drejtën që të pasohen me një trashëgimtar në kushte natyrale). Mjeku androlog Evin Dani, pohon se duhet bërë kujdes maksimal, pasi anomali të tilla mund të shfaqen dhe të bëhen të dukshme që pas lindjes. Por, pavarësisht këtij fakti, vetëm një pjesë e vogël e tyre kurohen në kohën e duhur, teksa të tjerët e lënë sëmundjen të përparojë për vite me radhë. Përgjithësisht varikocela nuk shfaq simptoma të dukshme, ndaj e vetmja rrugë për ta parandaluar është vizita tek mjeku që në fazat e para të lindjes, të cilat duhet të ndiqen me të tjera vizita në moshën e pubertetit. Vizita këto që aktualisht kryhen falas pranë poliklinikës numër tre të specialiteteve në kryeqytet.
Sa më herët të zbulohet sëmundja aq më mirë është, pasi dhe trajtimi bëhet lehtësisht dhe është efikas. Ndërkohë që trajtimi i sëmundjes në moshë të madhe jo vetëm që është tepër i kushtueshëm, por mbart edhe një rrezikshmëri tjetër, pasi jo gjithmonë është i efektshëm. Më tej Dani shton një tjetër arsye që ndikon në infertilitet është edhe “kritokida”. Duke u ndalur sërish tek shifrat, rezulton se 1 në 3 meshkuj vuajnë nga ky problem. Shkak për këtë përhapje masive bëhet fakti se testikujt e fshehur nuk evidentohen që në lindje, sepse në shumë raste janë edhe mjekët neonatal që nuk bëjnë kontrollet e nevojshme që në lindje, 6 muajsh apo deri në 3 vjeç tek fëmija për zbulimin e hershëm të kësaj anomalie.
Po ashtu edhe nënat tregohen më pak të vëmendshme që të kontrollojnë herë pas here fëmijët tek një doktor i specializuar në këtë fushë. Po, sipas raportimeve të bëra nga autoritetet shëndetësore, vihet në dukje se në vendin tonë rreth 50 për qind të problemeve të të mospasurit fëmijë në çift vijnë nga meshkujt. Në këto kushte e vetmja formë për të parandaluar një gjendje të tillë, është marrja e kujdesit mjekësor sa më herët. Pavarësisht fushatave sensibilizuese të zhvilluara mbi shëndetin riprodhues në mentalitetin e meshkujve shqiptare është ende e ulët shkalla e frekuentimit të mjekut androlog, madje mbi 70 për qind e tyre nuk e njohin fare një specialitet të tillë.
Evin Dani
“Varikocela është faktori kryesor, që zë gati 40 për qind të shkaqeve që ndikojnë për shfaqjen e infertilitetit tek meshkujt. Në përgjithësi shfaqja e saj, nuk para shoqërohet me ndonjë dhimbje apo ndonjë shqetësim të dukshëm, që ta orientojë personin tek mjeku. Janë të rralla rastet në të cilat djemtë e rinj mund të kenë dhimbje që i orientojnë drejt ndihmës mjekësore. Pra, ankesat e përgjithshme nuk janë të tilla që të paraqitesh menjëherë tek mjeku. Varikocela nuk është gjë tjetër vetëm një zmadhim i enës gjakut të skrotomit, (të qeses), duke u bërë kështu shkak për uljen e aftësisë riprodhuese, nëpërmjet dëmtimit të spermatogjenezës. Ndërhyrja në kohën e duhur, e ndihmon personin që kur të mbushë moshën e rritur të mos përballet me problemet e infertilitetit. Kështu, është vetëm faktori moshë në të cilën duhet ndërhyrë në ndreqjen e anomalive të tilla. Gjithashtu duhet të themi se është edhe faji i një kontingjenti mjekësh, të cilët duhet të diagnostifikojnë këto anomali që pas lindjes. Duhet patjetër që anomali të tilla të rregullohen brenda vitit të parë të lindjes”, bën të ditur andrologu Evin Dani.

Rezultati i studimit
Nje ne tri meshuj shqipetar nuk kane aftesi riprodhimi si rezultat i mos kurimit ne moshen deri ne 1 vjec,d.m.th.33% nuk kane trashgimetare .
40% e meshkujve shqipetar vuajne nga kjo semundje e infertilitetit, 33% nuk kane aftesi riprodhuese, d.m.th. 7% kane shanese kurimi.
Nga 100% e martesave 33% nuk kane shanese per femije? baraz cdo tre martesa vetem dy gra duhet te riprodhojne (njera nuk e ka te burit te saje) nga kjo del se nga 100% e femijeve te lindur nga keto martesa 33% jane femije te bere ne menyre te pa ligjeshme, nuk jane trashegimetaret e ligjeshem gjenetik te baballareve te tyre, cdo tre shqipetar njeri eshte kopil Une jo per vete i kam treguesit e vertetesise,dhe trashegoj prona te ligjeshme familiare.
Shqetesimi per semundjen eshte i drejte, treguesit nuk kane vertetesi.
Problemi i infertilitetit eshte kompleks, dhe nuk gjendet vetem te meshkujt.
Varikocela si faktor etiologjik ne infertilitet eshte njohur ne Shqiperi sot e 40 vjet perpara.( Ne ate kohe problemi trajtohej nga Urologet).
Ne se ka rritje te infertiliteteti ne Shqiperi ( por eshte shume e veshtire te argumentohet se nuk ka asnje studim statistik) duhet te lidhet sipas meje me tre faktore.
1 Ngritja e nivelit te Mjekesise per diagnostikimin
2 Pacienti ka ndrruar mentalitet dhe e ka me te lehte te shkoje tek mjeku
3 Konsumimi i produkteve me permbajtje kimike , qe njihet ne shoqerine e konsumit.
Doktori androlog eshte duke bere nje publicitet te specialitetit te tij pa statistika, dhe duke i bere frike njerezve
CREGULLIMET SEKSUALE INFERTILITETI……DHE PROSTATITI KRONIK TEK MESHKUJT
Cregullimet,seksuale ,,impotenca,paaftesia per te mbajtur ereksionin,veshtiresia e ejakulacionit ,ose ejakulacion mjaft I shpejte ,renia e sasise se sperms,,spemre e vedhe ,ose me gjak,,dhimbje gjate orgazmes ,ose edhe mungesa ,apo pamundesia ,per te ndiere kenaqesine e orgazmes ,,dhimbjet ne pjese te ndryshme te organeve seksuale mashkullore ,renia e deshires ,,pamundesia ,per te ndiere deshire ,ne momentet erotike(biseda ,filma ,prekje etj etj)…ose edhe pamundesia per te bere femije.
Shkaqet ,per Simptoma te tilla ,jane te shumta,,,por eshte llogaritur qe reth 40% e ketyre meshkuve ,vuajne me Prostatiti,,qe do te thote ,,Irritim Kronik I gjendres se prostates,.Ne kete gjender ,kalojne te gjithe mikrokanalet e eliminimit te spermes,prodhohet nje leng I vecante ,qe perzihet me spermen,,por ajo qe eshte me e rendesishme ,,thuhet ,se prostate….. eshte truri I seksit,,,,,,qe do te thote,se pikerisht ne kete gjender ,kalojne dhe pleksen nervat kryesore ,,qe bejne te mundur ,komandimin dhe regullimin e ereksionit ,ndjeshmerine …derdhjes se spermes ,kenaqesine ,etj etj.
Pra ,ne rastet kur kjo gjender ,irritohet,eshte mjaft e mundur ,qe te ndodhe iritim dhe semundje e gjithe kanaleve dhe nervave te organeve seksuale .
Ne keto raste ,,renia seksuale ,zakonisht eshte e shpejte ,,Brenda disa javesh ,ose dhe muajsh,ndodh ne cdo moshe ,,seksualisht aktive ,.Moshat e reja ,me te drejte shqetesohen me shpejt dhe me deshperimisht ,,nderkohe qe moshat mbi 40 vjec ,e quajne edhe ,si dicka ,normale ,qe lidhet me moshen(gje qe nuk eshte e vertete)……..
Fillon deshperimi,dhe mbivendosja e stresit,,qe shpesh behet dominante ne jeten e mashkullit ,,duke prishur ,gjithe cilesine e jetes dhe mardhenieve te ciftit..me pasojat perkatese .
Ne keto raste ,eshte e domosdoshme te mjekohet fillimisht ,,gjendra e prostates ,,(kryesisht ,me antibiotike ,antiinflamatore etj,etjper disa jave..)dhe me pas verehet nje rikthim me gjendjen normale seksuale…
Duhet te kihet parasysh qe rikthimi ose zhdukja e simptomave seksuale,vjen mjaft ngadale ,,kerkon kohe te gjate (jave ose muaj—–mbivendosja psikologjike ,vjetersia e semundjes ,ose mosha ..)..Zakonisht meshkujt e rinj ,jane me te paduruar ,,dhe me stresante ,,e kane veshtire te marin mjekime te zgjatura,(por qe eshte kusht I domosdoshem,,me mjekimet qe ekzistojne sot)
E shkruaj kete artikull,per aresyen e thjeshte,,,,se nga eksperienca ime personale ,meshkujt jane mjaft te duruar ndaj simptomave te prostatitit(cregullime ,urinare ,dhimbje urogenitale ,dhimbje mesi etj etj),,por….nuk durojne dot ,cregullimet seksuale ,,dhe vetem atehere ,paraqiten tek mjeku,,por ,,eshte disi vone ,,dhe me I veshtire mjekimi,,por jo I pamundur.
Ne konkluzion,,,meshkujt ,nuk duhet te bien ne deshperim,,por duhete te gjejne kurajon,te drejtohen tek mjeku ,me qellim sherimin e ketyre problemeve ,dhe te shijojne jeten normalisht ,si meshkujt e tjere …