Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e produkteve të konsumit të janë goditur nga një prej 3.4 për qind, nga korriku i 2018-ës deri në muajin maj të 2019-ës.
Produktet e prekura më së shumti nga rritja e përnjëhershme e çmimeve në dhjetë muaj janë: perimet me 21 për qind, buka 13 për qind, mishi 4.7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 3.4 për qind.
Zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thonë se inflacioni ka rezultuar nga një sërë faktorësh si : reshjet atmosferike të 2018-ës, rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të saj në bursën ndërkombëtare si dhe vendosja e masës mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Por përtej të gjitha këtyre nëse në vitin 2018 një sanduiç në Prishtinë ishte 2 euro, çmimi i tij sot është 2 euro e 40 cent.
e.ll./dita

Emegjjithate Kosova ka ritjen ekonomike me te larten ne Rajon,, sipas Bankes Boterore