‘Inflacioni vjetor do të shkojë 4,5%’, Ministrja e Financave: Rritja e çmimeve do të zgjasë edhe vitin tjetër

Amelda Amelda

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj në konferencën për shtyp deklaroi se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike do të vazhdojnë edhe pas 2022.

Përveç bordeve për kontrollin e çmimit të karburanteve, të produkteve ushqimore, si miell, sheqer, oriz dhe vajin e lulediellit, do të ngrihet edhe bordi për çmimin e inputeve bujqësore.

Znj. Ibrahimaj theksoi se sipas skenarëve më pesimiste do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.

“Kemi ngritur bordin e transparencës të çmimeve të produkteve të shportës dhe jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për marzhet e tregtarëve. Ndryshe nga karburantet, për produktet ushqimore ka një tjetër specifikë ushqimesh dhe për disa marka. Në mbledhjen e mbajtur 1 prill bordi i transparencës vendosi marzhet e tregtarëve për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Për secilin produkt janë përcaktuar disa marzhe dhe me çmime referencë, që nuk do të jenë më të larta se ato të përcaktuara.

Jemi në diskutime për të përcaktuar të njëjtën metodologji për inputet bujqësore, për të garantuar furnizimin për një periudhë minimale prej 3 muajsh. Në të gjithë parashikimet e ministrisë inflacioni i ushqimeve do të zgjasë më shumë se në harkun kohor të këtij viti”, pohoi ministrja Ibrahimaj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe te treguesit ekonomik. “Për sa i përket treguesve për 2 muajt e parë të vitit të ardhurat janë rritur 26% krahasuar me janar-shkurt 2021 apo 18,1 mld lekë më shumë. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1,9 mld lekë për të ardhurat.

Fiskalizimi ka vijuar ecurinë pozitive ku 100% e biznesit të madh janë të pajisur me certifikatë elektronike dhe janë fiskalizuar. 81,1% e biznesit të vogël që kanë filluar fiskalizimin. Sipas pritshmërive tona fiskalizimi përfundon në fund të 6 mujorit të këtij viti për të gjitha subjektet.

Biznesi i madh ka 1% më shumë të punësuar se dhjetori i vitit të kaluar, 52% e të punësuarve janë në shërbime, vjen e ndjekur nga prodhimi, dhe tregtia.

Inflacioni në muajin shkurt 3,2% është më i ulëti se vendet e rajonit. Këto shtete janë ndikuar më tepër nga kriza e ofertës që vitin e kaluar. Ndërsa kërkesa ka qenë më e lartë.

Në Shqipëri çmimet e energjisë kanë qenë më të kontrolluara, për këtë arsye inflacioni ishte më i ulëti në rajon. Shifra më shqetësuese ka qenë inflacioni 6,9% e shkurtit për çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike.  Në muajit në vijim të pësojë rritje, dhe për këtë korrigjuar.

Rritja ekonomike do të jetë 3,2% nga 3,5% e parashikuar dhe inflacioni vjetor do të shkojë 4,5%.

Kemi shkurtuar 9,8 mld lekë investimet publike dhe kemi shkurtuar shpenzimet operacionale për të mundësuar financimin e paketës të rezistencës sociale.

Nga ana tjetër ka 20 mld lekë alokim nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët dhe biznesin e vogël”, tha Ibrahimaj./Monitor

a.m/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ore genjeshtare ktu ne perendim jane rritur cmimet me pak se ke ju e thone inf 8% …..juve 4.5…ikni mo beni cicin

  • Nese rrisni te ardhurat tatimore me ate administrate injorante…40% dmth qe cmimet jane rritur ke 50% se mireadministrim nuk ka…..dhe inf 4.5….ska mundesi

  • Si e llogarisni inflacionin?
    Po GDP si e llogarisni?
    Prapë me konsumin e energjisë elektrike?
    Sa mirë që bashkëllogarisni me subjektet private.
    Apo ata llogarisin ju i botoni si të tuajat.
    Pse nuk bëni transparente mashtrimet e subjekteve?
    Duhet të pasqyrohet çfarë kontrollesh kryeni dhe të botohen si ju tani kur shkruani për vlera imagjinare infkacioni etj.
    Botoni kontrollet që bëni ndryshe jeni vetëm llafollogë për të mashtruar qytetarët. Në se i bëni.
    Vetëm kontrolli e rregullon situatën për qytetarët . Rryshfeti rregullon situatën e zyrtarëve të bordit.
    Kushdo qofshin ata.

  • Nje spiegim nga ndritura Delina per shprehjen:Ata qe konsumojne me teper te paguajne me shume taksa.Ne fillim zonje jep masen etalon te konsumit,pastaj fole per me pak dhe me shume.Etaloni eshte shpezimet familjare te pakten 4 persona per nje jete normale.Pra te ardhurat monetare qe i mbeten ne xhep familjes te realizoje per nje muaj:ushqimin,vesh-mbathje,harxhet per makinen,per shtepine(ne se e ka te veten ose qerane,ose kreditin e terhequr ne banke,kujdesi per femijet(ushqim,shkollim deri ne mbarim te shkolles se mesme,dhe nevoja te tjera per moshen)mos haro dhe para per pushimet vjetore per 15 dite te pakten.Kjo eshte detyra e kryeministrit te jape llogari lidhur me mireqenien e jetes se qytetareve sepse per kete pune eshte zgjedhur,ashtu si bejne kryeministrat ne bote,transparence jo vetem te thote :Jemi ne lufte.Por kur nuk ishte ne lufte e ka bere kete transparence?

  • Me ckam lexuar ne SHBA ngriti pensionet me 6%. Adminstrata amerikane i ngre pensionet ne baze te inflacionit. Kur nuk ka inflacion, nuk i ngre pensionet.
    Nese SHBA paska inflacion 6% dhe Sheqiperia e paska 4.5% ose keta tanet jane mjeshtra ne ekonomi (e kane mnbrojtur ekonomine nga inflacioni) or jane mjeshtra ne mashtrim Po ashtu Gjermani po shkon ne nje inflacion 5.1%, UK 6.2, ndersa Europ ne pergjithesi eshte 4.9% me cmimet e konsumeve duke u rritur mbi 5%.
    Ketyre shifrave po ti shtosh the rritjen e inflacionit te vitit 2021, trgojne qe inflacioni eshte me i larte sec raportohet nga agjensite.

  • kto mashtrojne me stilin e pandemise ku raportonin 1500-2000 vdekje
    vetem kur e nxorren raportet e huaja mashtrimin me vdekjet e kovidit 6fish me lart

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *