“Djegia e Kuvendit”, 9 deputetë kërkojnë seancë me kreun e SHISH

Leda Hysa

Deklaratat e presidenti Meta se në protestën e opozitës të datës 8 qershor kishte një skenar për djegie të Kuvendit janë kthyer në diskutime të forta mes dy kampeve të politikës. Nga njëra anë është mazhoranca që nuk e beson një variant të tillë dhe nga ana tjetër vetë opozita që mohon të ketë pasur qëllime të tilla.

Dhe mbi të dy palët është Presidenti Meta që këmbëngul se ka pasur një shkresë sekrete, duke justifikuar me këtë, zhdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale në Republikën e Shqipërisë.

Madje, Meta nuk i deklaroi këto vetëm gjatë dëshmisë së tij përpara Komisionit Hetimor, por edhe në një konferencë për shtyp me gazetarët, ku foli gjerë e gjatë për informacionin sekret që dispononte atë ditë.

Por, këtë të enjte, nëntë deputetë të Kuvendit të Republikës kanë bërë një kërkesë, përmes së cilës kërkojnë mbajtjen e një seance dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, lidhur pikërisht me ato që ka deklaruar kreu i shtetit.

Kreu i këtij institucioni, Helidon Bendo do të thirret në Komisionin e Sigurisë për t’u pyetur  në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Kjo kërkesë e deputetëve vjen pas deklaratave të Presidentit , Ilir Meta, i cili të hënën e kaluar tha se kishte informacione për djegien e Parlamentin me 8 qershor dhe për këtë arsye kishte vendosur të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i Shtetit tha dje para mediave se ky informacion (djegia e Kuvendit) është tërësisht i vërtetë, ndërsa shtoi se me përmbajtjen e tij do të njihet edhe komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar shkeljet e mundshme mbi zhdekretimin e 30 qershorit, datë kjo e cila më pas solli përpalsje mes

maxhorancës dhe opozitës. Sot, madje vetë Meta ka kërkuar që institucionet që i kanë përcjellë atij informacionin për akte të dhunshme dhe djegie të Parlamentit të depozitojnë edhe në Kuvend një kopje.

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • Kush qenka ky institucion shteteror,qe i dergon informacion sekret per djegien e parlamentit vetem presidentit dhe jo edhe kryeministrit nga i cili varet direkt?
    Ne se e gjykuan se burimi i informacionit ishte shume i besueshem ,me cilet organe menduan te konsultoheshin qe te mbrohej godina apo te arrestoheshin autoret para sulmit?
    Ne se nuk njoftuan kryeministrin,policine, etj mos valle edhe vete ishin ne anen e terroristeve?
    Kur gjykonte presidenti se duhej thirrur mbledhja urgjente e Komitetit te Sigurise Kombetare ,ne mos nje rasti te tille?
    Mire para ,por tani pasi doli se informacioni doli i rreme,pse duhet ta ruaje si sekret shteteror nje mashtrim te tille?
    Nuk kuptohet se cilin duhet te mbroje ky president,terroristet e rreme apo veten?
    President,ke shkelur rende Kushtetuten dhe je bere pale me destabilizuesit e vendit!
    Meriton jo vetem shkarkimin ,por edhe kallzimin penal!
    Loja e fjaleve me dekretet e tua ishte nje bllof i trashe!

    • Po ty kush t’a tha qe informacioni nuk ka shkuar edhe tek kryeministri ?
      Po Prokuroren Marku kush e pengoi te niste hetimet dhe te therriste gjithe personat qe kishin dijeni qe nga Presidenti dhe deri tek roja e portes se SHISH ?
      A me te vertete beson se Presidenti deklaroi pa e patur ne dore nje dokument te tille ?
      Mund te mbash cilen ane te duash por pa i rene ne qafe Arsyes , ne te kundert shnderrohesh thjesht ne nje besnik i verber partie pra nje bageti blegeritese.

      • O “socialist i ndershem”,i shndruar ne rilindas tru shplare!
        Hiqesh si i zgjuar,por ne fakt je jenicer idiot!
        Qe nuk eshte njoftuar kryeministri e ka pranuar vete presidenti ne komisionin hetimor te Kuvendit kur u tha atyre sr kishte informacion sekret te nje institucioni shteteror te besueshem dhe ne se ju e doni,me pare te pajiseni me certifikaten e sigurise,qe te njiheni me kete dokument!
        Ne se kryeministri do ta kishte kete dokument,ti mendon se nuk do ua kishte dhene komisionit te iniciuar prej tij?
        Nga ana tjeter pse 9 deputetet e ketij komisioni derguan shkrese per t’ua derguar atyre kete dokument?
        Po ky president meqenese mori informacionin ne dt.7.6.2019 dhe djegia parashikohej ne dt.8,pse e nxorri dekretin e famshem ne dt.10 per anullimin e votimit?
        Meqenese kryeministri e paska marre (sipas teje) informacionin sekret ,pse ky president nuk u konsultua me kryeministrin per nje ngjarje tr rrezikeshme per vendin,por preferoi te veproje me koken e tij?
        Mos valle presidenti dyshonte kryeministrin si autor te terrorit?!
        Po Komitetin e Sigurise Kombetare pse nuk e thirri ky president?
        Pse kaq ne vetmi ka vepruar presidenti i shkrete?
        Ku fle lepuri ketu?
        Kete here nuk ka perendi qe ta shpetoje presidentin jo nga shkarkimi por edhe nga ndjekja penale!
        Sa per pune partie merru ti o militant tru shplare se une e kam garantuar jeten edhe pa nevojen e partive apo qeverive ne Shqiperi!
        Babai im ka derdhur gjakun per kete Shqiperi qe kemi sot dhe une per kete shqetesohem!
        Suksese ne jete!

      • Po ty more “socialist i ndershem” kush te tha se i ka shkuar ai informacion kryeministrit?
        Po ti o sy plasur a nuk e ke lexuar raportimin e presidentit ne komision se askush tjeter nuk kishte dijeni per kete lloj dokumenti dhe se po donin te kishin dijeni te pajiseshin me certifikate sigurie dhe pastaj t’i kerkonin organit perkates kete dokument!
        E gjithe kjo eshte nje loje antishtet e nivelit foshnjor!
        Turp i madh per kete president!

      • Socialist “i ndershem” , por i dhjere ! Kaq idjot te jesh , sa te mos kuptosh se Ilir Meta do ta kishte thene , bile me force , qe ” Kete informacion top-sekret , e ka edhe k/ministri ” . Vetem tani , presidenti urdheroi qe , kete informacion kaq “sekret” , t`ia dergojne nje kopje edhe parlamentit (komisionit te sigurise) !
        Por ti , qellimisht i kaperxen keto rreshta , dhe… megjithate , na qenke prostitute e “ndershme” zotrote !
        Problemin e trajton shume raste komentuesi “Feniksi” , qe ti , si burre ” me taban” qe je , mbyll syte , per te mos pare !

      • Sipas mendimit tim Presidenti manopulon me informacionit. Informaconi i SHISH ishte tjetër, po skam unë të drejtë ta zbuloj!

  • Bravo socialisti i ndershem,qe nuk besoj se ka mbetur ndonje i tille ne PS!
    Ti qenke i sigurte se presidenti e paska patur ne dore nje dokument informativ per ngjarjen e supozuar,por qe e ka mbajtur per vete ose dic duket qenka konsultuar vetem me ty!
    Mua me kujtohet konflikti i presidentit me kryeministrin per dekretimin e ministrit Brendshem ,Lleshaj,qe e arsyetonte se nuk mund ta dekretonte se ishte akoma “gjenersl aktiv”, kur si ishte nxjerre nga reforma para 5 vjeteve dhe se aktualisht punonte keshilltar civil i kryeministrit!
    Nje pa aftesi skandaloze e tij dhe e keshilltareve te tij qe nuk njihnin jo vetem aktet ligjore e nenligjore ne fuqi,por cuditerisht as fjalorin e gjuhes shqipe!
    Keshtu beri gafe ky president edhe kur nuk dekretoi ministrin e Jashtem Cakaj,se nuk kishte krijuar bindje,nje risi kjo e pa njohur ne jurisprudencen dhe diplomacine boterore!
    Ndersa tani e mbushi dhe e derdhi kupen me llogjiken e tij anormale qe per pak nxiti gjak derdhje ne Shqiperi!
    Dhe kete e ben personi qe duhet te jete simbol i unitetit kombetar,por qe beri te kunderten!

  • ore deputetë që të keni seancë dëgjimore me këtë!?
    duhet ti drejtoheni parlamentit gërk!!ky varet nga shteti gërk e jo nga ai shqiptar!!njëlloj si kisha ortodokse greke,filiali shqiptar!!

  • Të arrijnë të marin tu im të tallen me shqiptarët këta zorzopë është tragjike.Bën muzgu që presidenti ka vetëm një qëllim DESTABILIZIM për ti shpëtuar ndëshkimit e frenuar drejtësinë.Djegia e parlamentit,informacion nga SHISH.Reali,im i këti 8bjektivi i pamundur.1.Forca dhe nr mizerabël i protestuesve.2.Supetioriteti absolut i policisë.E vërtetuar plotësisht.3.pozicioni i godinës.4.Kush e bënte do zbulohej dhe kapej me siguri.
    NË SHISH ka shumë punonjës të paaftë,debila dhe të punësuar e nën i fluencën e Ilir Metës.Qoftë dhe nëpërmjet Bahri Shaqiri,me prejardhje nga një zyrë me origjinë të JAT it.Ai ka një influencë aktualë në SHISH dhe mundet të realizojë jo një po 100 informacone të kësaj natyr,të cëlët do ti sjërbejnë një fshatari mediokër.Letë kontrollohet vërtetësisë dhe burimi,autori dhe koha që është nisur e si është nisur, për të kuptuar sa i vërtetë është.Por jo Spartak Braho.Kështu tu mbyllet goja një herë a mirë atyre që marin guximin të tallen me popullin.

  • Shtet-rrumpalle,xhixhile i rames:
    I dergohet informacion,per veprime terroriste,likes nga cepani dhe anashkalohet dylber kryevezirit,prej tirone!!!
    Dhe ram-rrumpalla kerkon ta coje mikrobin dhe ne Europe,te shtetit te tij mesjetar aziatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *