Informalitet dhe pasiguri ndaj bankave, në Shqipëri qarkullojnë 3 miliardë euro jashtë sistemit bankar

Ornela

Në muajin shkurt 2022, në Shqipëri qarkullonin 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro, para të thata.

Sipas Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i lartë në dy dekada për këtë periudhë. Nga shkurti i shkuar, këtë herë janë 17.5 mld lekë më shumë jashtë sistemit bankar.

BSH e cila synon minimizimin e kësaj shifre dhe orientimi e konsumatorëve drejt bankave, e përcakton si të rrezikshme për shëndetin financiar në vend.

Sipas analizave të mëhershme, shifra e lartë e parave të thata është tregues i informalitetit në ekonomi, por edhe pasiguria ndaj sektorit bankar.

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë konservatorë të parasë së thatë dhe përdorimit të saj për mallra dhe shërbime të ndryshme.

Shifrat e larta të parasë jashtë sektorit bankar janë më të zakonshëm gjatë sezonit veror, për shkak të emigrantëve dhe turistëve. Po ashtu dhe rritja e xhiros së bizneseve në shërbime, akomodime dhe ushqim.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Po si mund te kete publiku besim psh tek Union Bank qe eshte e akuazuar nga BSH per pastrim parash dhe pronaret e saj , dy vellezerit Leka, kane 15 kompani qe qarkullojne parate e pista.

    • Mos ki besim vllai thjesht jepi 2% e transaksioneve qe do qarkullosh aty dhe ne rregull eshte bsh.
      2% i 3 mld € i thone 60mln komisione duan ti kapin edhe keto.
      Ktyre duhet me ju qm me kallom nga i pari te i funit.
      Merrni karta prepaid qe mos paguani komisione dhe mbyll i llogarite qe keni ne banka te ndryshme qe ju marrin nga 2€ Cdo muaj per mirembajtje llogarie gjasme nderkohe qe perdorin parate e juaja

  • Epo keni specialista ju, profesora finance dhe ekonomie! Çfarë duhet bërë në këtë rast?! Duhet të rrisni interesat bankare, sepse ulet edhe inflacioni. Bankat dalin me fitim, duke qarkulluar paratë e të tjerëve, ndërsa pronarët e parave nuk fitojnë asgjë! Një fjalë banale thotë që bankat kanë gjetur «  bythë viçi »! Po i fute në bankë dhe banka falimenton, shteti të garanton deri në 25 mijë dollarë, të tjerat ikin për « lesh »! Pra, shkurt më të sigurta janë t’i mbash vetë, se sa t’ua japësh bankave pa interesa bankare. Rritni interesat bankare që të mblidhet paraja jashtë bankave dhe lërini budallëlleqet me shprehjet « informale », apo « aksione për futjen e parave në banka ».

  • E pritshme.
    Keto “koka” te ekonomise nuk e kuptojne se, per sa kohe bankat jo vetem qe nuk japin asnje % nga perdorimi i parave te qytetareve por mbajne komisione jo vetem per veprime bankare por edhe per llogari te thjeshta, do te arrinin ne kete rezultat?
    Perse tua jap ne perdorim bankave? kur shkoj te terheq parate gjej me pak nga sa kam depozituar. Di edhe vete t”i manaxhoj parate e mia.

  • bankat mbajne leke po te lesh edhe shuma te vogla ne konto. Perpiqen te te rrjepin edhe pse mban leke ne banke, coret nga keta skiftera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *