Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, të cilët nxorën një dokument ku shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Jano mohon të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa akuzat e PD i cilëson shpifje. “Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë”.
“Letra e bakallit me sfond të zi dhe “stilolaps blu” që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim”.



Ore idjoter … ! Nuk i ka ardhur dhe as i vjen e keqja ketij vendi nga ish informatoret e sigurimit , qe i sherbyen pavaresise se vendit ,por nga kellirat si ju , nga spiunet e urryer te Beogradit dhe te Athines , qe ka 28 vjet qe po u lepini prapanicen . Jini bere me te padurueshem dhe me antishqiptare se kurre me pare !
Po mire o Kozma pse nuk kerkon hapjen e ceshtjes penale per ta ndjekur deri ne fund.Qeke dhe jurist biles don me shku edhe me lart me caktu prokuroret.
O zot sa gabime drejtshkrimore!!! Polic hesapi…