Barcelona po hedh sytë për të gjetur Andres Iniestën e ardhshëm. Bashkë me Arsenalin, Barcelona është vënë në ndjekje të mesfushorit të Interit, Mateo Kovaçiç.
Mediat italiane shkruajnë se të dy skuadrat kanë bërë ofertat e tyre gati, por talenti kroat pritet të kushtojë shumë shtrenjtë.
Sipas medieve në Itali, skuadra që e dëshiron mesfushorin në skuadër duhet të bëjë gati 40 milionë euro dhe pa këtë shumë ai nuk largohet. Kovaçiç këtë sezon me Interin në 25 ndeshje ka shënuar 5 gola.
