Ylli i Barcelonës, Iniesta duhet t’i bashkohet Real Betis në vend që të largohet nga La Liga për të shkuar në Super League kineze, sipas Quique Setien.
Iniesta pritet të zbulojë të ardhmen e tij në ditët e ardhshme, me 33-vjeçarin që pritet t’i japë fund aventurës së tij te Barcelona.
Fantazisti spanjoll ka bërë një paraqitje fantastike në fitoren 5-0 të Barça-s ndaj rivalëve historikë të Betis, Sevilla, në finalen e Copa del Rey, duke shënuar golin katërt.
Dhe pronari i Betis, ekipi i të cilit aktualisht ndodhet në vend të pesë të renditjes së La Liga-s, ishte një nga të shumtit që i thuri elozhe Iniesta-s.
“Iniesta, të lutem mos shko në Kinë, eja te Betis!” shkruan Setien në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
Triumfi i Barça-s në Copa del Rey ishte trofeu i 31-të me klubin katalanas, i cili pretendon të sigurojë edhe titullin në kampionat nëse mposht Deportivo La Coruna dhe Atletico nuk arrin të fitojë ndaj Alaves.
a.s/dita
