Injorimi për Berishën është vdekje…më mirë për të gjithë ne

redaktor

Është një fjalë në shqip që përdoret shpesh në zhargonin e përditshëm. Sipas meje, fjala “bajat” përkthehet në diçka që ka humbur çdo vlerë si për bukën, mendimin e përsëritur apo veprimin po ashtu të përsëritur pa fund e pa rezultat. Shembuj ka plot, por unë do përmend vetëm pak prej tyre. Po e filloj qysh nga hapja e televizorit. Në çdo stacion fjala e hapjes dhe e mbylljes për javë të tëra është droga që lëviz si një dyshim pervers e demagogjik sa djathtas e majtas dhe vice-versa. Del Saliu dhe akuzon një Shqipëri të tërë për trafik droge. Refren i neveritshëm e torturues për çdo qënie normale njerëzore. Më habit fakti që prokuroria hesht plot mister prej vitesh për një fenomen kaq të dukshëm e problematik. Fjala e z. Llalla që Shqipëria me bëmat e tij do të habisë dynjanë më duket si një tekst përrallë që përdoret rëndom nga zotërinjtë e ligjit pasi ka vite që e dëgjojmë dhe është kthyer pikërisht në bajat. Kur në botë sasia e drogës shqiptare është gati e papërfillshme, zhurma që bëhet nga vetë politika e kalon disa herë sasinë që prodhohet në Kolumbi e Afganistan bashkë. A vlen vallë të amplifikosh të keqen tënde për hir të një budallallëku të tipit berishian. Edhe vetë e keqja nuk është aq e keqe sa zmadhimi i saj. Çadrat e sajuara e të degraduara të urisë janë një tjetër element bajat. Në gusht të 2012-s kur në një ndërmarrje të bashkisë me 230 vetë u nxorën në rrugë më shumë se 80 vetë brenda 10 ditësh. Në përgjigje të ankesave, nëpunësit e z. Basha përdorën argumentin qesharak se fajin e ka politika e jo ne. Në këtë pikë del komplet hipokrizia apo injorimi i vetvetes e kryetarit aktual të bashkisë. Them që në rast se i ka mbetur një fije dashuri për veten duhet ta ndjejë veten shumë keq kur bën sikur përkrah çadrat e sotme po me nëpunës të thjeshtë e për të njëjtin problem, së paku në dukje. Së fundmi nuk mund të rri pa përmendur edhe kundër përgjigjet socialiste në problemin e drogës. Mendoj se provokimet e vazhdueshme që bëhen nga PD kanë si qëllim impenjimin e kundërshtarit në konfrontime mediatike çojnë ujë në mullirin e së keqes. Saliu e di mirë se ngacmimet e tij mund të çojnë në acarime nervore duke u shprehur herë-herë gabim në gjykime për çështje të momentit dhe ai është mjeshtër në përdorimin e tyre për qëllime të mbrapshta. Ky kurth i ka dhënë disa herë edhe rezultat. Mendoj se injorimi total i kësaj figure ngatërrestare mund të ketë sukses megjithë problemet që mund të sjellë. T’i përgjigjesh do të thotë ta fusësh në lojë kur tashmë është definitivisht jashtë saj. Injorimi për të është vdekje. A nuk do ishte më mirë për të gjithë ne.

Letër e nënshkruar

Muhamet Fishku

Share This Article
5 Comments
  • Injorimi qe po i ben Rama -Bershes ka filluar.Rama nuk po flet sa her del llapaqeni ne foltoren e kuvendit apo ne FB-kun e diktuar mbesave.Mendoj qe Rama duhet ta injoroj akoma kete vemje te ndyre nese kur del Saliu ne foltore-Rama duhet te shkoi te pije kafe dhe pergjigjen Berishes duhe tua japin ata qe ai atakon.E nese 84 deputet do ti k/vihet nje personi-tiger,ky do te pelcas,do ti bjer infrakt dhe shqipria do te shpetoj nga ky megalloman i çuditshem.

  • Po. Injorimi është zgjidhja më e mirë. Injorimi dhe shperfillja do te jetë dhe “pushkatimi politik” i berishës! Nderime autor!

  • injorimi dhe shperfillja do ishte gjeja me e mire…..Dhenja e fjales ne menyre te barabarte me deputetet e tjere….por jo tolerimi pa fund qe i ben spikeri i kuvendit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *