Inspektimi i Inceneratorit të Elbasanit, anëtarët e Komisionit Hetimor zbresin në terren

Ornela

Anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë mbërritur në Inceneratorin e Elbasanit.

Gjatë inspektimit, përfaqësuesi i Incerenatorit të Elbasnit ka bërë një shpjegim lidhur me mënyrën sesi funksionon ky impiant duke sqaruar se deri më tani 5 bashki të këtij qarku depozitonin mbetje ndërsa mungonin 2 bashki të tjera duke shtuar se nëse edhe këto të fundit do të depozitonin mbetje atëherë do të arrihej kapaciteti prej 120 tonësh.

Nga PS-ja është Ermonela Felaj, Antoneta Dhima, Anila Denaj, Arben Pëllumbi e ndërsa nga PD-ja Luçiano Boçi si edhe Lefter Gështenja.

“Pjesët që dëmtohen nuk shpërdorohen por cohen për riciklim. Vijnë rreth 105 tonë. Aktualisht sjellin mbetje, 5 bashki të qarkut Elbasan. Deri në datën 16 dhjetor, kostoja e depozitimit të mbetjeve ka qenë zero. Pra mbetjet e riciklueshme nuk dëmtohen por dërgohen aty ku duhet. Kapaciteti shkon deri në 120 ton, nëse do sjellin edhe 2 bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit atëherë plotësohet kapaciteti. Janë rreth 50 punonjës sepse puna është 24 orë dhe 365 ditë në vit sepse po u ndez impianti është gjatë gjithë kohës në përpunim. Ndërkohë mbi 4000 pemë janë mbjellur në këtë zonë”, tha përfaqësuesi i Inceneratorit.

“E kanë paguar qytetarët e Elbasanit, vazhdojnë ta paguajnë, merita e tyre do ishte sikur këtë objekt t’ia ofronin qytetarëve me kosto reale. Sepse kishin ardhur për një shëtitje panoramike që do ta shfrytëzonin. Ne kemi për detyrë të zbulojmë procedurën korruptive për ndërtimin e inceneratorit”, tha Luçiano Boçi.

Kujtojmë që një ditë më parë Komisioni Hetimor inspektoi Inceneratorin e Fierit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *