Inspektimi në Gjykatën e Kavajës nis të hënën, vendimet e Aliut në lupë

anazapta

Të hënën, dy inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë do të zbarkojnë në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë dhe në Gjykatën e Apelit Durrës, për të kontrolluar dosjet të gjykuara nga gjyqtari Osman Aliu.

Për këtë gjyqtar, dy ditë më parë ministri i Brendshëm i kërkoi Presidentit të marrë masa në KLD. Inspektorët do të jenë në këtë gjykatë me urdhër të ministrit Nasip Naço, i cili menjëherë pas letrës së ministrit Tahiri, u kërkoi inspektorëve që të kontrollojnë dosjet e gjyqtarit Aliu, për periudhën 1 janar, deri më 28 mars 2014. Gjyqtari akuzohet se ka liruar në më pak se dy muaj 9 persona të arrestuar nga policia, për të cilët prokuroria kishte kërkuar masa me burgim apo arrest shtëpiak, por Aliu i ka liruar në sallën e gjyqit, disa prej të cilëve fare pa masë sigurimi personal. Tre prej rasteve ishin për shpërdorim detyre, përdhunim dhe arsenal armatimi për trafikim. Vetë gjyqtari mësohet të jetë shprehur se është i qetë për vendimet që ka dhënë dhe se ka zbatuar ligjin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *