Avokati i Popullit reagon në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua dje pasdite në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi”, ku gjatë aksionit për shembjen e një shtese në një subjekt privat, një qytetar u dhunua nga punonjës të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, e cilëson këtë ngjarje një akt të rëndë, për të cilën kërkon hetimin dhe marrjen e masës shkarkim nga detyra për autorin e saj.
“Avokati i Popullit dënon aktin e rëndë të dhunës ndaj qytetarëve dhe kërkon nga Policia e Shtetit dhe prokuroria një hetim sa më të shpejtë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Gjithashtu, Avokati i Popullit iu kërkon drejtuesve të këtij Inspektorati të marrin masa për shkarkim të menjëhershëm të punonjësve dhunues, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe sjellje aspak të përshtatshme për punonjësit publik që, në radhë të parë duhet të jenë e sillen si shërbëtor të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë e rrethanë si dhunues të tyre”, thuhet në reagimin e tij.
Më tej, Avokati i Popullit u bën thirrje qytetarëve të ndalojnë ndërtimet e paligjshme dhe të bashkëpunojnë me Inspektoratin Ndërtimor në rastet kur i kanë ngritura ato në këtë mënyrë.
“Avokati i Popullit do të monitorojë punën e organeve kompetente në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe do të ndjekë në vazhdimësi respektimin e të drejtave të njeriut në veprimtarinë e organeve të administratës publike, pjesë e të cilave është edhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor, pranë Bashkisë Tiranë”, përfundon deklarata e tij.
Inspektorët ndërtimorë qëllojnë me levë qytetarin
Një incident dhune është shënuar gjatë aksionit për shembjen e një shtese pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme ka për autorë pikërisht ata që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit, inspektorët ndërtimorë.
Gjithçka ka nisur si një operacion normal për shembjen e një objekti privat, por ka degjeneruar në dhunë fizike mbi një qytetar. Fillimisht ka pasur debat verbal, por më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë duke lënë të plagosur banorin e zonës ku do të kryhej aksioni.
Pas sinjalizimit të policisë së Tiranës nga qytetarët të cilët denoncuan dhunën, forcat e komisariatit numër 4 kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e qytetarit dhe 2 personave te tjerë, ndërsa janë marrë në pyetje dhe inspektoret ndërtimorë, të cilët jashtë rregullave të punës, ishin pa uniformë dhe me pantallona të shkurtra, çka lë dyshime nëse janë civilë që përdoren nga Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Florenc Hoxha, për t’i bërë presion qytetarëve.
Në momentin kur banori shoqërohet në makinën e policisë, me urdhër të Florenc Hoxhës, i cili ndodhet aty, qytetari i thotë këtij të fundit: “Jam banor i zonës. Nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam ardhur të hap pompën e ujit.”
I pyetur për konfliktin, Hoxha u shpreh :”Nuk di gjë për konfliktin, por do t’jua sqaroj pasi të marr informacionin e nevojshëm”.
Për ngjarjen një hetim, pasi dhuna është një rast i përsëritur në të tilla situata.
Nje polici harbute flet per nje pushtet harbut dhe per nje shtet harbut. Kjo sjellje e zhvlefteson termin demokraci. Ajo qe mbetet pas ketij zhvleftësimi eshte thjesht harbuteri. Demokracia dhe harbutéria jane vite drite larg njeri-tjetrit. Lloji harbut i policit lul-sali duhet fshire nga listat e shtetit demokratik. Pale rraca policore “me pantallona te shkurtra”?! Kjo rrace perdhos dhe turperon uniformen e policise. Kjo duhet futur ne ndalim disiplinor dhe pasi t’ju kenë kerkuar falje familjareve té shtepive ku vajtën te ndeshkohet nje vit per pastrimin e lanes nga pantallonat e breket e grisura që pluskojne ne ujrat e saj..!
More po ky banditi me emrin Florenc ku do të futet në shtator?
Pse nuk e qerojne ate halen,Florenc Hoxhen,nje monster e Kryetarit te ri te PD
E verteta eshte krejt ndryshe.Qytetari ka perdorur leven,masanej ishte nderhyrja sidoqot veprimi eshte shume i ulte.
Na fulliqet o zagaret e mutit.Ceshte kjo polici me pantallona te shkurtra.Si i gjuhet tjetrit me leve ne koke o te cmendur.E kam thene me kohe qe ai vend edhe pse jemi rritur atje NUK BEN HAJER NUK ECEN DOT PERPARA.Pse o zagaret mutit duhet te shkojne 20 harrakate me ate kriminel te bashkise te torturojne njerezit e shkrete.I lajmeroje tjetrin te mos beje ndertim pa leje nqs se e ben thirre ne polici ose prishja nderesen ,por ta godasesh mel leve se nuk eshte kafshe (edhe kafsha nuk rrihet ashtu).
O Mark Uku! Ai qytetari paska perdor leven? Po ata patriotet e tu qe kan ndertu ku i ka dash q
efi çfar do perdorin po ti shkoj policia e PD dhe ti cenoj sado pak pse s’fitun me 23 /06 /2013?
Kur te te bjeri ne kurriz murtaja berishiane at’here flasim bashk.