Instagram sa vjen dhe i ngjason më shumë WhatsApp dhe Messenger, të gjitha aplikacione në pronësi të Facebook, dhe tashmë do të tregojë orën se kur miqtë kanë përdorur aplikacionin për herë të fundit.
Funksioni i fundit quhet “Trego gjendjen e aktivitetit”. Në seksionin e mesazheve direkte, do të tregohet dhe ora e fundit kur ka qenë online, por vetëm të personave që ndiqni dhe me të cilët keni biseduar.
Por është e mundur çaktivizimi i kësaj risie në Instagram nëse nuk dëshironi që të jetë një informacion që duhet të merret vesh. Por duke e çaktivizuar si opsion as ju nuk do e shihni orarin e fundit kur kanë hyrë të tjerët.
Për ta çaktivizuar duhet të shkosh pikërisht në profilin tënd të Instagram, të hysh tek Rregullimet, dhe të shkoni tek opsioni “Trego gjendjen e aktivitetit”.
