Instagrami me filtër të ri, s’ka më komente negative  

Ornela

Instagram ka prezantuar një metodë për të moderuar komentet e miqve apo “armiqve” në rrjetin social, raporton “The Independent”, shkruan Dita. Kevin Systrom, Presidenti ekzekutiv i Instagram, njoftoi të hënën lancimin e filtrit të ri të komenteve, i cili është vënë në dispozicion për 500 milionë përdorues të rrjetit. Më parë filtri ishte në dispozicion vetëm për ata që kishin shumë ndjekës.

Risia i lejon përdoruesit të filtrojë komentet bazuar në fjalë kyçe të caktuara. Për ta bërë duhet të shtypni “Settings” dhe më pas ‘Comments” dhe pastaj zgjidhni opsionin për të filtruar komentet duke përdorur fjalët e zgjedhura nga ju. Gjithashtu mund të përdorni edhe filtrin e vetë Instagramit.

Pas aktivizimit të filtrit të  komenteve me fjalët e specifikuara ato nuk do të shfaqen në publikimet tuaja. Ky mjet do të krijojë një ambient më të këndshëm dhe do të zvogëlojë sasinë e kritikave abuzive, fyerjeve dhe provokimeve.

/DITA

jpg

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *