INSTAT raporton se ndër vendet që kanë numrin më të lartë të pushuesve këtë verë në Shqipëri janë vendet e rajonit.
Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25.5% krahasuar me vitin e kaluar duke u ndjekur nga Maqedonia, Greqia dhe Italia.
Në raport me vitin e kaluar numri i vizitorëve nga Kosova është rritur me afro 14% dhe ata përbëjnë rreth një të tretën e numrit të përgjithshëm të pushuesve në Shqipëri.
Sipas Institutit të Statistikave uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14.6%.
Vizitorët nga vendet kufitare përbëjnë rreth 60% të numrit total të vizitorëve të huaj për këtë vit.
Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë në 2018 turistët shpenzuan në Shqipëri afro 1.9 miliardë euro.
Shqiptarët vetë po bëjnë të kundërtën. Turizmi dalës i shqiptarëve po rritet. Për muajin korrik sipas institutit të statistikave daljet jashtë vendit u rritën me 11%.
Në udhëtimet e shqiptarëve dominojnë ato për pushime dhe vizita tek të afërmit në vendet ku ka migrim shqiptarësh.
Edhe shumë nga hyrjet nga Greqia dhe Italia në fakt janë shtetas shqiptarë me pasaporta greke ose italiane që regjistrohen për këtë shkak si të huaj.
b.b/dita

Gjithcka eshte llogjike:
-Shqiptaret ikin jashte me pushime se ketu turizmi eshte skandal si me cmime,me infrastrukture,mungese uji e dritash etj!
Ndersa ne Turqi e Greqi cmimet jane 50% me te lira dhe gjenden resorte fantastike per pushime!
Dhe se fundi,kultura e personelit qe sherben ne hotelet turistike ne Shqiperi eshtye MESJETARE!
Pse duhet te frekuentosh nje restaurant ketu,kur kamarieri fshin hundet me perparese?
Nga ana tjeter turistet e huaj vijne sepse per nivelin e te ardhurave te tyre ketu eshte parajse!
Se dyti,shumica e tryre vijne per here te pare dhe nuk e dine se cfare eshte ky vend i panjohur per ata!
Se treti,ata vijne per natyren disi te virgjer ne krahasim me vendet e tyre,vijne te na shohin sic shohet ne nje kopesht zoologjik,per te pare kafshet e qgra,se sa per te pare shqiptasret,qe jetojne ne rrethinat e Tiranes,qe jane akoma si para 30-40 vjetesh,se investimet mashtruese jane bere vetem ne qender te Tiranes!
Por dardha e ka bishtin prapa,se sa jane te kenaqur keta turistet ketu sivjet dhe a do vijne me ketu?
Por turizmin nuk e ben kryeministri me postime fotografish,se kjo nenkupton nje vend MESJETAR,ku privati nuk ka rol fare si kudo ne bote!
Rasti i turisteve spanjolle i nxorri te pa larat te ashtuquajturit turizem shqiptar ANADOLLAK!
Hyn ne Muriqan, te duket vetja si ne Afganistan. Hyn ne Rinas dhe sa del nga aeroporti, te duket vetja si ne Afganistan. Porti i Durresit, masaker komplet. Te mos flasim per Morinen qe plehrat kane zaptuar malet. Jugu me Maqedonise dhe Greqine njejte. Edhe ata dy turiste qe vijne , vijne me shpresen per te pare bregdet te virgjer dhe gjejne me shume beton se ne vendet perreth. Pisllek neper rruge, neper fusha, neper plazhe. Ne det noton copa e mutit. Vijne shendoshe dhe ikin me diarre. Mos na cani trapin me turizem. Jemi shume larg.