Qarku i Kukësit u rreshtua edhe në vitin 2020 si qarku më i varfër në vend edhe pse ka densitetin më të lartë të burimeve natyrore të tilla si burimet energjetike, nga ku furnizohet i gjithë vendi, ka minierat e pasura të kromit që shfrytëzohen sistematikisht dhe ka Alpet në zonën e Valbonës që presin turistë nga e gjithë bota.
Në vitin 2020, sipas INSTAT të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit ishin sa 63 % e mesatares kombëtare dhe sa 53 për qind e të ardhurave për frymë të personave që jetojnë në Tiranë.
Të ardhurat për frymë në Kukës ishin 2945 euro në vitin 2020, ndërsa të ardhurat mesatare në rang vendi ishin 4,681 euro për frymë. Në të njëjtin vit në Tiranë të ardhurat për frymë ishin 6279 euro.
Përgjatë dekadës së fundit qarku më i varfër, në vend që të ngushtojë diferencën më pjesën tjetër të Shqipërisë, e ka thelluar edhe më tej diferencën pasi ka pësuar rënie ekonomike sistematike në vitet e fundit.
Ecuria e ekonomike e qarkut të Kukësit tregon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit.
Qytete me kushte të tilla në Europë janë më të pasurat për shkak se përfitojnë nëpërmjet rentës të ardhurave nga shfrytëzimi i pasurive.
Sikur ekonomia e Tiranës të mbetet në vend, Kukësit do të duheshin së paku 20 vite që të rritej me 2% në vit për të arritur nivelin e kryeqytetasve. Qyteti verior renditet gjithashtu nga më të varfrit në Europë dhe për këtë fakt po shpopullohet me shpejtësi nga emigracioni i jashtëm dhe e brendshëm.
Pandemia Covid-19 e ka thelluar edhe më tej pabarazinë ndërmjet rajoneve të vendit. Veriu, Rajoni më i dobët ekonomikisht i vendit është varfëruar më tej gjatë vitit 2020, pasi ekonomia tij ra me ritme më të shpejta se, ne dy rajonet e tjera të vendit, Qendrës dhe Jugut.
Ekonomia kombëtare ra me 3,5% gjatë vitit pandemik 2020, por në Rajonin e Veriut ku përfshihen qarku i Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Durrësit rënia ishte me 5,25%. Në rajonin e Qendrës ku përfshihen qarqet e Tiranës dhe Elbasanit rënia ekonomike gjatë pandemisë ishte 2.8%, ndërsa në rajonin e Jugut ku bëjnë pjesë qarqet e Beratit, Fierit, Korçës Gjirokastrës dhe Vlorës rënia ishte 3.23 për qind.
Vitet e fundit rritja ekonomike po shpërndahet në mënyrë të pabarabartë duke rritur përqendrimin e ekonomisë dhe të ardhurave në qendër të vendit. Përgjatë vitit 2021 vetëm Tirana, Fieri dhe Gjirokastra kishin të ardhura mbi mesataren kombëtare.
Monitor
j.l./dita
Pak a shume e tille ka qene gjendja ekonomike edhe ne kohen e zogut e te komunizmit. Veriu ka qene me i varfri.
Kuksianet Jane me dy prona;nji ne vendlindje dhe nji tjeter ne qytete të tjera ,Tirane,Durrës,Lezhe Shkodër…..,por ata vetem nji deklarojnë , atje ku kane me pak te ardhura ose nuk kane fare!?Këto te dhena qe jep INSTAT ,Jane të pabesushme!?
Cfare duan me teper kuksianet?
Ja aeroportin ua ndertoi arabi falas,por beri sikur e ndertoi nga e para Rama,se duhej bere nje cike korrupsiopn!
Tani beni pare me aeroportin ose dilni tek hyrja dhe shisni banane ose lypni ndonje lek!
Pse kujtuat ju se Rama e beri aeroportin per ju?
Jo moree jo,ai e beri per propagande dhe korrupsion!Ate qe beri Titua me kosovaret,qe i la pa zhvillim,pra pa pune duke i cuar ne Turqi,ate gje po ben edhe Rama,prandaj po ikin per dite te rinjte,qe ketu te vijne afganet,sirianet,bagla-deshasit dhe Rama te jete mbret pa shqiptare!
Puna e vetme ketu eshte vetem LYPJA!
Ku fiton Saluku me tropojanet e vet ,aty mbillet varferia hajdutlleku,vrasja e korrupsioni.
Bravo Shkodra(ku te coj PD e Salukut!!!) Lezha e Kukesi. Heroj te dudallallekut PD ist madfe in Berisha.
Skane mbetur djem e vajza te reja ne qark te kukesit. Llogarit instati pensionet e pleqve se te ardhura te tjera ska me.