INSTAT: Në 9 muajt e fundit, 31.6 % më shumë vdekje në vend, shkak pandemia

J L

Numri i vdekjeve në vend, përgjatë 9 muajve të këtij viti vijon të jetë 31.6 %  më i lartë nëse e krahasojmë me mesataren e periudhës para pandemisë.

Po ashtu fatalitet rezultojnë më të larta edhe nëse e krahasojmë me 9 mujorin e vitit 2020 ku në bazë të dhënave konstatohet se kanë humbur jetën 18,208 persona nga 21 mijë e 471 persona gjatë këtij viti.

Këto të dhëna janë shënuar si pasojë e numrit të lartë të vdekjeve të shënuara nga Covid në fillim të këtij viti, megjithatë më e përmirësuar duket situata nëse bëjmë krahasim si tremujor.

Gjatë verës, numri i infektimeve në vend por edhe i humbjes së jetëve ka qenë ndjeshëm më i ulët.

Në periudhën korrik-shtator 2021 janë regjistruar 6.037 humbje jetë nga 6624 të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Nga të dhënat e INSTAT në tremujorin e tretë kryeqyteti vijon të mbajë peshën kryesore të numrit të viktimave me 1436 persona e ndjekur nga Fieri me 706 dhe më pas Shkodra me 614 vdekje.

j.l./ dita

sandıklı escort

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *