INSTAT: Numri i të papunëve është 223.864 persona

Elton Tafaruci

Instituti i Statistikave raporton se gjatë vitit 2015 numri i të papunëve në Shqipëri është 223.864 persona. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-64 vjeç është 17,5 %. Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë është 17,5 % dhe për femrat është 17,4 %.

Shkalla e papunësisë për meshkujt është 0,1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me vitin e mëparshëm pati një ulje të shkallës së papunësisë me 0,4 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 33,2 %, 32,3 % për meshkujt dhe 34,7 % për femrat.

Referuar INSTAT-it, krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0,7 pikë përqindje. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor në vitin 2015, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm 20,4 % ndjekur nga ata me arsim të lartë 19,1 %.

Share This Article
2 Comments
  • Bravo Rama. Kur ishte ne opozite kishim 1 milion te papune. Tani kemi vetem 223.864 te papune. Nga kjo del se Rama pa mbaruar mandatin ka hapur plot 770 mije vende pune. RROFTE RILINDJA QE KA TEJKALUAR PLANIN E HAPJES TE VENDEVE TE REJA TE PUNES. U ZOTUA PER 300 MIJE VENDE PUNE DHE KA HAPUR 770 MIJE VENDE TE REJA PUNE!

  • SA PER STATISTIKE, FORCA PUNETORE MESHKUJ NE SHQIPERI ESHTE RRETH 700,000, TE TJERAT LLOGARITINI VETE.

    HAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *