INSTAT: Papunësia zbret në 12.1%

Leda Hysa

Niveli i papunësisë në Shqipëri ka rënë me 0.4 pikë përqindje në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Niveli zyrtar i papunësisë sipas Institutit të Statistikave është 12.1%. Në total 7132 persona në këtë periudhë kanë gjetur punë.

Trajektorja rënëse e shkallës së papunësisë ka vazhduar për të dytin vit rresht tremujor rresht, e mbështetur nga dy degë të rëndësishme, industria dhe shërbimet.

Në sektorin e industrisë punësimi u zgjerua me 3%, te shërbimet me 3.6%,  ndërsa në bujqësi punësimi u ul me 1.8%.

Sërish papunësia tek të rinjtë mban peshën kryesore te numri i të papunëve. 28% e të rinjve të moshës 15- 29 vjeç nuk kanë gjetur ende një punë dhe 8.3 % e tyre klasifikohen si të dekurajuar.

Sipas INSTAT, edhe niveli i pagave për muajt e parë të këtij viti është rritur me 4.9% në terma vjetorë. Pagat në sektorin shtetëror vijojnë të mbeten më të larta se në sektorin privat.

Në Shqipëri paga mesatare ka arritur  51.5 mijë Lekë, ndërsa niveli më i lartë i tyre është në sektorin e shërbimeve financiare.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *