Rezultatet zyrtare të censusit: 83.2 për qind shqiptarë, 0.87 grekë

anazapta

INSTAT ka bërë sot publike shifrat zyrtare të censusit të popullsisë dhe banesave. Rezultatet e censusit janë publikuar nga ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo.

Numri i popullsisë është 2 821 977 persona, nga këta janë numëruar si pjesëmarrës në census 2 800 138 persona. Rreth 83,2 për qind e të pyeturve për kombësinë kanë deklaruar se janë shqiptarë ose 2.329.715 persona, ndërsa 0.87% e popullsisë janë deklaruar me kombësi greke, ndryshe 24 361 persona.

Sipas censusit, 14.07 për qind ose 393.979 persona nuk i janë përgjigjur pyetjes për kombësinë. Nga këta, 386 419  persona kanë treguar se flasin shqip.
Pollo e konsideroi censusin si një proces të mbyllur me sukses. “Realizimi me sukses i censusit ka qenë një ndër objektivat kryesorë të qeverisë, ne ia kemi arritur qëllimit. Të dhënat e censusit do ndihmojnë vendimmarrësit në përcaktimin e politikave për komunitetet”, tha Pollo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *