Punësimi shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë.
Sipas Anketës së Forcave të Punës, në terma vjetorë (krahasimi mes tremujorit të dytë të vitit 2016 me të njëjtin tremujor të vitit 2015) punësimi u rrit me 6,8 %. Krahasuar me tremujorin pararendës punësimi u rrit me 1,8 %.
Në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë (sipas definicionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës) është 15,5 % duke shënuar një ulje prej 1,1 pikë përqindje nga tremujori i parë i këtij viti.
Në tremujorin e dytë të vitit 2016, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) përbën 69,5 % të popullsisë gjithsej. Në popullsinë në moshë pune, individët që janë aktivë në tregun e punës (duke punuar apo në kërkim aktiv të një pune) përbëjnë 65,8 % të saj. Popullsia në moshë pune ekonomikisht jo aktive përbën 34,2 % të popullsisë 15-64 vjeç.

Cudi si genjehet.