INSTAT: Rritet kosto e ndërtimit të banesave

redaktor

Në tremujorin e tretë 2014, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 102,1 % kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100), raportoi INSTAT. Në tremujorin e tretë 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është0,5 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime page” me 1,1 % duke u ndjekur nga “Shpenzime transporti” me 0,5 %. Ulja më e madhe vjetore vërehet në indeksin e grupit ”Shpenzime makinerie” me 1,5 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013, grupi “Shpenzime materiale” është rritur me 0,1 %. Rritjen më të madhe brenda këtij grupi e pati nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 1,3 %. Në tremujorin e tretë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,1 %. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e pati nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 1,3 %. Indekset e grupeve ”Shpenzime transporti” dhe ”Shpenzime makinerie” u rritën me 0,3 % dhe 0,1 %krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa, indeksi e grupit “Shpenzime page” u ul me 0,1 %kundrejt tremujorit të dytë 2014.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *