INSTAT: Shqiptarët udhëtuan më pak jashtë

anazapta

Shqiptarët kanë udhëtuar më pak se vitin e kaluar në tre muajt e parë të 2013-s. Duket se arsyet e kufizimit të daljes jashtë vendi për pushime apo për të vizituar të afërmit është ekonomike. Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të 2013 lëvizjet e shqiptarëve drejt vendeve të tjera është ulur  3.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënien më të madhe e kanë shënuar daljet nga deti, që kanë rënë me 17 për qind në tremujorin e parë 2013, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga të dhënat mësohet se, shqiptarët kanë prerë dhe më pak bileta avioni, teksa daljet nga ajri kanë rënë me rreth 4 për qind me bazë vjetore në tre muajt e parë të vitit.

Udhëtarët vendas e kanë pasur më të lirë të udhëtojnë me automjetet e tyre nga kufiri tokësor, kryesisht drejt Greqisë, të cilat kanë shënuar rënien më të ulët, me rreth 2 për qind për periudhën në fjalë.

Në të kundërt, hyrjet e vizitorëve në Shqipëri në tremujorin e parë 2013 janë rritur 18.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga toka, hyrjet e të huajve zënë 82.3 për qind të ndjekur nga hyrjet nga ajri dhe deti respektivisht me 13.5 dhe 4.2 për qind.

Ndërkohë, kriza ekonomike reflektohet edhe në sektorin e turizmit, ku rezultojnë më pak prenotime se vitin e kaluar, të paktën nga vëzhgimet e 15-ditëshit të parë të muajit korrik.

Share This Article
3 Comments
  • 82,3% e te huajve kane hyre nga toka. D.m.th kane hyre kryesisht kosovare. Ata quani te huaj te hyre nga toka?!

  • E verteta eshet se kompanite ajrore kane abuzuar me cmimet e biletave duke pare qe shqiptaret udhetojne shume dhe po shfrytezojne koncesionin famekeq te ekskluzivitetit te fluturimeve vetem nga aeroporti i Rinasit. Dhe kjo duket se do te vazhdoje derisa te kompletohe 25 vjeteshi

  • Kjo tregon se dikur e kuptuen se kudo qe te shkosh duhet pune.Europa u ndertue me pune e jo si mendojshin shume shqiptar se vetem po dualem jashte kemi cdo gje gati.Ku ka ma mire se vendin tone te kalojsh pushimet verore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *